• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOLIDARITETI/ Shkuan të kalojnë natën pas tërmetit, pronari i hotel ‘Belagrita’ i ofron GJITHÇKA falas: Ju nuk keni shtëpi, do rrini këtu
Home
Sociale

SOLIDARITETI/ Shkuan të kalojnë natën pas tërmetit, pronari i hotel ‘Belagrita’ i ofron GJITHÇKA falas: Ju nuk keni shtëpi, do rrini këtu

3 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Disa banorë nga Durrësi të cilët u larguan nga qyteti bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit, u akomoduan në qytetin e Beratit në hotel “Belagrita”. Biznesmeni dhe prodhuesi i verës Pëllumb Berberi vuri në dispozicion të banorëve të Durrësit të ardhur në Berat, 50 dhoma me dy apo tre shtretër secila.

Vete pronari Berberi bëri thirrje në rrjetet sociale qe ofron strehim si dhe ushqim falas për të gjithë ata banorë të prekur nga tërmeti.  Aktualisht në hotelin e tij ndodhen rreth 150 persona të cilët janë akomoduar në dhomat e hotelit “Belagrita”.

Report tv intervistoi disa prej banorëve të dëmtuar nga tërmeti që po qëndrojnë në hotelin e sipërmarrësit Pëllumb Berberi.

“Kemi që me 26 deri më sot që jemi këtu. I falenderojmë nga zemra, zoti i bekoftë dhe i dhëntë gjithë të mirat e kësaj bote. Se ishim gjithë familjarë dhe shumë të tronditur. Nuk gjejmë fjalë të flasim për këta njerëz që na kanë pritur këtu, jo vetëm pronarët por edhe gjithë stafi që punon këtu”, shprehet një qytetare.

“Këtu gjetëm një ngrohtësi të paparë, që pothuajse po e kalojmë”, shprehet një tjetër.

Një vajze e mitur tregoi për Report Tv momentet e vështira mëngjesin e së martës të 26 nëntorit

“Çasti i tërmetit është sikur, thash, erdhi fundi. Por gjithsesi këtë gjë e kalova dhe shpresoj që asnjë njeri mos ta kalojë më. Faleminderit o zot që na le me kaq, dhe mbaj dorën radhës tjetër”, thotë ajo.

Kjo vajzë falenderon stafin dhe pronarët e hotelit për përkujdesjen që kanë treguar çka ka bërë që ata të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

“Jam shumë e kënaqur nga ky staf i mrekullueshëm nga ky hotel mahnitës për mua, unë nuk kam parë kurrë njerëz kaq të mrekullueshëm. do të mbeten kujtime përjetë“, tha vajza.

Ndërsa një zonjë tha se mikpritja ka qenë mbresëlënëse dhe janë njoftuar nga stafi se mund të qëndrojnë në hotel sa të duan.

“Me mikpritjen e Beratasve jemi të kënaqur, sidomos me këto të hotelit këtu me pronarët të dy burrë e grua, dhe fëmijët, të gijthë familjarisht punojnë këtu, kanë bërë një pritje të paparë. Ne erdhëm rastësisht këtu kur ata u treguan të gatshëm shumë dashamirës, ne duke parë mikpritjen thamë do rrimë një natë, kur ata nuk na lanë thanë i keni të gjitha “free” keni për të ndenjur këtu se ju nuk keni ku shkoni”, shprehet qytetarja nga Durrësi.

Stafi i hotelit njofton se ka ende dhoma të lira për qytetarë të prekur nga tërmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Humbi motrën dhe mbesën nga tërmeti, flet i vëllai i Diena Karanxhës: Si e mora vesh lajmin e pabesueshëm
Previous article HOTELI NË GOLEM KTHEHET NË AMBULANCË/ Çuçi: Duhet t’i qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT