• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOLIDARITETI/ Komisioneri i BE-së në Durrës: Duam shifrën e dëmeve! Rama: Do i keni shumë shpejt
Home
Politikë

SOLIDARITETI/ Komisioneri i BE-së në Durrës: Duam shifrën e dëmeve! Rama: Do i keni shumë shpejt

5 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič ka mbërritur në Shqipëri, ndërsa paraditen e sotme ishte në Durrës për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit tragjik. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama në bashkinë e Durrësit duke e vendosur theksin te vlerësimi i nevojave.  “Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto cështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet.  Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin” tha ai.

Kryeministri Rama në fjalën e tij e vendosi theksin te krijimi në të ardhmen te një strukturë e vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të kishte një fatkeqësi natyrore, ashtu sikur funksionojnë vendet e BE-së. “Ne nuk mund të parandalojmë tërmetet, por dëmet më të shumta. Do të ishte fantastike që të bënim, që në mënyrë të natyrshme, që ata ekipe që do të merreshin me fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor, të shikohej si infrastrukturë e vetme, si ajo në BE që funksionon. Pra të marrim pjesë si të vetëm, mund të jemi më të fortë nëse krijojmë një mekanizëm, që menjëherë sapo të ndodhë dicka në një nga këto vende të shkojnë menjëherë” tha ai.

Janez Lenarčič e pyeti kryeministrin Rama se cilat janë nevojat më emergjente. “Kemi dy kategori njerëzish në nevojë ata që jetojnë në zona të hapura, në zonat urbane dhe rurale. Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar ti lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lerë cdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj. Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin. E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Pas miratimit në parlament, Luigi do të ketë të gjitha hollësitë. Nuk duhet të ndërpresim shërbimet bazë nga buxheti. Duhet të shkojmë në tregjet financiare për eurobonde, ata nuk kanë dhimbsuri, por si njerëz që kërkojmë para, thjeshtë para. Ata duan të shikojnë shifrat dhe nëse situata jonë nuk ua konfirmon atë situatë që duhet pse do të na japin para?” tha Rama.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUART ZALOSHNJA/ Sondazhi, Rama versus Basha pas tërmetit
Previous article SOLIDARITETI/ Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave në Tiranë, takon Ramën: Angazhim i fortë e solid për...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT