• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SNAJPER, PUSHKË E PISTOLETA/ Operacion në Shkodër, zbulohet arsenal armësh, nënë e bir…
Home
Aktualitet
Kronikë

SNAJPER, PUSHKË E PISTOLETA/ Operacion në Shkodër, zbulohet arsenal armësh, nënë e bir…

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i policisë së Shkodrës ka çuar në sekuestrimin e një arsenali armësh.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Mali i Jushit, Bushat dhe në qyteti ne Shkodrës, pas informacioneve të mara nga burirme. Në kërkim është shpallur një 43-vjeçar, i cili i posedonte armët, e po ashtu i tregtonte ato.

Snajper, pushkë e pistoleta/ Zbulohet arsenal armësh në

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shodër, pas sigurimit të informacionit se një shtetas që banonte në fshatin Mali i Jushit, në Bushat, Shkodër, posedonte një arsenal armësh dhe dyshohej se po përgatitej për t’i shitur ato te shtetas me precedent kriminal, të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës dhe në kuadër të operacionit “Guns”, kanë ndërhyrë në banesën e 43-vjeçarit A. I.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh, konkretisht:

1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve të gjetura në banesë.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi A. I. nuk është gjetur në banesë, ndaj është shpallur në kërkim. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e shtetasit A. I., shtetasja L. I., 73 vjeçe.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, shtetasit A. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES PREJ TYRE! Pesë shenja paralajmëruese të një arresti kardiak
Previous article "ÇARÇAFIN ME GJAK IA TREGUAN..."/ E reja rrëfen tmerrin: Më martuan pa dëshirë, bëra testin e virgjërisë...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT