• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’NA DUHET PPE”/ Çim Peka kërkon largimin e PD-së nga aleatët e saj europianë: Të orientohet tek…
Home
Politikë

“S’NA DUHET PPE”/ Çim Peka kërkon largimin e PD-së nga aleatët e saj europianë: Të orientohet tek…

31 May, 2022 F.autor Politikë

Sherri në selinë blu po lë pasoja, pasi Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

Për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike europiane, PD-ja nuk do të votojë për të zgjedhur drejtuesit e kësaj force politike, përfshirë kryetarin e saj të ri dhe kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të konfliktit të brendshëm mes demokratëve.

Gazetari Çim Peka e konsideron përfaqësimin e kësaj partie në PPE në nivelet më të ulëta, ndërsa deri më tani nuk ka akoma një ftesë zyrtare.

“Nuk përfaqësohet me nivelet më të larta, në fakt nuk përfaqësohet fare. Ftesë nga partitë popullore nuk ka, nuk ka asnjë festë nga PPE”, tha gazetari.

Sipas tij situata aktuale në Partinë Demokratike ka ndikuar në mospërfshirjen e Partisë Popullore Europiane, kjo bazuar në ”non-gratën” që Sali Berisha ka.

“Derisa të marrë rrugë ligjore nuk duan të përzihen në këtë situatë të brendshme të PD-së, që në një farë forme është mëse logjike.

Ajo që nuk më duket logjike nuk është nga ana e Partisë Popullore, por më duket nga ana e Partisë Demokratike, e cila duhet ta ndajë mendjen është parti konservatore, apo parti e qendrës së djathtë, aleancë me non-gratat”, tha Peka për ”TCH”.

Po ashtu ai e konsideroi këtë paqëndrueshmëri të Partisë Demokratike si një turli që është parë për 32 vite.

“PD duhet të ndajë mendjen, nëse do të jetë parti konservatore le të jetë parti konservatore dhe ka ku orientohet, tek konservatorët europianë. Nëse do të jetë edhe e qendrës, edhe liberale, edhe e djathtë, do të jetë ky turli që kemi parë në 32 vjet”.TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË VLORË/ Po patrullonte me motor, polici përplas këmbësoren. Plagoset dhe kolegu i tij
Previous article "KRIZA..."/ Marku: E djathta të riformatohet, nëse PD nuk përmbush misionin do të zhduket nga skena politike

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT