• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SLLOVENI ZGJEDHJET/ Presidenti Pahor rikonfirmohet për një mandat të ri
Home
Rajon

SLLOVENI ZGJEDHJET/ Presidenti Pahor rikonfirmohet për një mandat të ri

13 November, 2017 Redaktor1 Politikë, Rajon

Pesidenti aktual i Sllovenisë, Borut Pahor fitoi numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat të ri presidencial, duke marrë 53% të tyre. Rivali i tij, Marjan Sarec fitoi vetëm 47% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët, më e ulta në zgjedhjet presidenciale. Vetëm 42% e sllovenëve iu drejtuan kutive të votimit. Të dielën (12.11) presidenti slloven, Borut Pahor arriti të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat të ri presidencial, ai mori 53% të tyre. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, me 23 tetor, ishte besuar se Borut Pahor do të fitonte pa problem. Por presidenti aktual i Sllovenisë dhe opinioni slloven u befasuan me rezultatin: Borut Pahor nuk fitoi më shumë se 47% të votave, ndaj balotazhi i së dielës ishte i rëndësishëm.

Pahor u përball me kryebashkiakun e qytetit Kamnik, ish-humoristin, Marjan Sharec. Rivali i Pahor, Marjan Sarec fitoi të dielën vetëm 47% të votave, por në raundin e parë ai arriti të fitojë 27% të votave. 39-vjeçari Sharec, gazetar dhe aktor, kandidat i pavarur ishte relativisht i panjohur në Slloveni. Për dallim prej 54-vjeçarit Pahor, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë edhe kryetar i Parlamentit, kryeministër dhe deputet në Parlamentin Evropian, Shareci ka filluar të merret me politikë para shtatë vitesh, në nivelin lokal.

Borut Pahor dhe rivali i tij Marjan Sarec

„Presidenti nga Instagrami”

Pahori ish-kryeministri i Sllovenisë nga radhët e socialdemokratëve është në pushtet që nga viti 2012. Pahorin e quajnë ndryshe edhe si “Presidenti nga Instagrami”, sepse ate e ndjekin në këtë rrjet social rreth 40.000 persona. Por mediat sllovene e kritikojnë për faktin se gjatë fushatës elektorale nuk është marrë me problemet serioze të vendit. Pahori ka kaluar nëpër Slloveni në këmbë rreth 700 kilometra, për të kontaktuar drejtpërdrejt me qytetarët. Borut Pahori tani do të jetë pas Millan Kuçanit presidenti i vetëm që ka fituar dy mandate. Mandati i presidentit të ri fillon me 23 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Daphne e mahnitshme, ja veshja e kësaj radhe (Foto)
Previous article Historitë e çuditshme pas zgjedhjes së numrit të fanellës

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT