Mos thuaj jam duke festuar nëse nuk ke një nga ato bluzat tipike të festave. Disa nga personazhet e njohur pritën me padurim dhe i veshën të parët. Kampion mbajnë ata që kanë fëmijë të vegjël.
Aulona ishte ndër të parat që u vesh me këto bluza dhe u kombinua me të bijën, Amarën.
Edhe Fjodora Fjora e veshi kur pozoi te pema me djalin.
Kurse Fatma Haxhialiu i veshi një të tillë vetëm djalit. Për Kian, ajo e kishte zgjedhur me motive. Fiks si një zotëri i vogël.
Pasi e përfunduan pemën me lodhje e qejf, Marçela Lati me dy fëmijët pozuan me pemën pas e me bluza të kuqe. Babi Mandi mungoi se dikush do e shkrepte foton.
Kurse Monika Lubonja gjeti një babagjysh për të pozuar pranë tij me bluzën e kuqe. Fiks siç duhet. A ka më atmosferë se kaq?
E veshi edhe Dafina Zeqiri. Se këtë modë se shpiku Shqipëria.
Edhe Gigi Hadid e bëri foton e festave.
Ka edhe nga ata që nuk preferuan bluzën me drerë e me babagjyshër, por thjesht të kuqen. Qoftë edhe në fustanë klasik. Si Irena Kita, si Agnesa Vuthaj, apo si Sevim Arbana dhe Vikena Kamenica.
Kurse Fatma Methasani u bë vetë si babagjysh, por pa mjekër. Ajo shtoi si aksesor kapelën karakteristike dhe pozoi me një dhuratë në dorë. Ia dhuruan, apo e dhuroi s`e morëm vesh.
Para festave zbuten edhe reperët më gangsta. Agon Amiga bleu një nga këto me motive. Një nga ato të cilat lali Eri i ka me shumicë. Ai ka nisur i pari t`i veshë e ka nga një për çdo ditë.
Nëse ende s`e ke blerë një të tillë, të dhamë ide mjaftueshëm. Bëje edhe ti një foto festash. Kur ta shikosh në korrikun përvëlues do të të zbukurohet dita.
















