• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Skuadra më në formë e momentit, Kukësi sinjale për titullin
Home
Futboll

Skuadra më në formë e momentit, Kukësi sinjale për titullin

15 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Dy fitore dhe një barazim, të gjitha të regjistruara përballë skuadrave të elitës së futbollit turk. Ky është bilanci i Kukësit në miqësoret e luajtura gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia, ndaj emrave të rëndësishëm të futbollit.

Barazimi 2-2 përballë gjigantëve të Fenerbahçe ishte konfirmim i kualitetit dhe potencialit që ka skuadra. Me përforcimet e verës, por mbi të gjitha me emërimin e një emri të rëndësishëm të trajningut si Peter Pacult, kampionët në fuqi të Shqipërisë treguan se nuk do të pranojnë lehtë të shkurorëzohen.

Pak përforcime, por cilësore dhe mbi të gjitha shumë konfirmime nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Nga Elis Bakaj dhe Elis Guri në sulm, për të vazhduar me Musollin e Kale në mesfushë dhe mbrojtjen me Shametin e Allën që japin garanci përpara portierit Koliçi.

Fakti më i rëndësishëm është se idetë e trajnerit Pacult i kanë dhënë entuziazëm skuadrës dhe rikthyen freskinë që dukej se mungonte në javët e fundit të vitit 2017. Fitoret përballë Kayserispor dhe Bursaspor ishin një sinjal i rëndësishëm se kualiteti nuk mungon dhe të gjithë janë përgjigjur të gatshëm për sfidën. Kukësi ka qenë padyshim skuadra më në formë shqiptare që zgjodhën Turqinë për përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit.

Edhe pse rezultatet pozitive përballë skuadrave të Superligës turke kanë më tepër vlerë morale, pasi bëhej fjalë për ndeshje testuese, ato shërbejnë mbi të gjitha si një sinjal për rivalët në kampionat. Me paraqitje të tilla, misioni për të rikuperuar diferencën prej 12 pikësh nga Skënderbeu kryesues nuk duket më aq i pamundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur kampion i trefishtë i Italisë me Juventusin, por përfundon në kategorinë e dytë zviceriane
Previous article Metodat më të thjeshta shtëpiake për të humbur peshë në fytyrë, veçanërisht në gushë!

Q.Autor

Postime të ngjashme

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO) Futboll

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje Futboll

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT