• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKUADRA E “NAVY SEAL” QË VRAU BIN LADEN/ Stërvitje të përbashkët me FA-të në periferi të Tiranës   (FOTO)
Home
Sociale

SKUADRA E “NAVY SEAL” QË VRAU BIN LADEN/ Stërvitje të përbashkët me FA-të në periferi të Tiranës (FOTO)

3 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth dy javë më parë mbërriti në Shqipëri një njësi e “Navy SEAL”-s amerikanë në kuadër të një stërvitje dhe trajnimi me Forcat e Armatosura shqiptare. Njësia “Navy SEAL” është më e trajnuara dhe e specializuara në botë për operacione luftarake. Pjesëtarë të kësaj njësie ekzekutuan Osama Bin Laden në maj 2011.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe pjesëmarrja e FA-ve në disa prej operacioneve kyçe të Aleancës për garantimin e paqes dhe sigurisë në botë, kanë rritur kredibilitetin e ushtrisë shqiptare në sytë e ndërkombëtarëve. Dëshmi e fortë është edhe mbërritja në Shqipëri e një kontigjenti të njësisë elitare luftarake të ushtrisë amerikane “Navy SEAL”, të cilët kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me fokus trajnimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura shqiptare.

Lajmin e jep ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Stërvitja është zhvilluar në periferi të Tiranës dhe ka zgjatur dy javë. “Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Vlen të theksohet se pjesëtarë të skuadrës “Navy SEAL” ekzekutuan në maj të vitit 2011 njeriun më të kërkuar në planet, kryeterroristin Osama Bin Laden, përgjegjës për sulmin me avionë ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, në 11 shtator 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET "PISTOLETA POLAKE"/ Piatek kalon Milanin në avantazh me një gol fantastik (VIDEO)
Previous article Njeri i vogël që përdor gënjeshtrat për të..." ultrasit e Interit sulmojnë rivalin

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT