Paraqitjet e shkëlqyera të qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniari kanë vënë në lëvizje edhe klubet elitare evropianë.
Një ndër to është edhe skuadra e madhe Barcelona, e cila vetëm se ka nisur interesimin për sllovakun.
Vet lojtari ka thënë se është i lumtur në Inter, edhe pse e pranon se është i lumtur që për të interesohet një skuadër e tillë.
“Barcelona është gjithmonë Barcelona, por unë jam mirë te Interi dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë në verë. Me Spalletti-n po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë të shkojmë së më larg”, ka thënë Skrinari.


