• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SKIFTERAT E GRABITJEVE”/ Kush janë adoleshentët e “TMERRSHËM”. Nga vjedhja e PËRGJAKSHME e Kamzës tek…
Home
Ekskluzive

“SKIFTERAT E GRABITJEVE”/ Kush janë adoleshentët e “TMERRSHËM”. Nga vjedhja e PËRGJAKSHME e Kamzës tek…

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Fenomeni i “grabitjeve”, nuk është diçka që po lind sot. Por kur ky i fundit, prek moshën e adoleshentëve gjithçka duket se bëhet akoma edhe më rëndë.
Vetëm para një muaji, një nga grabitjet më të përgjakshme ishte ajo e Kamzës ku dy të rinjtë në tentativë për të vjedhur supermarketin, qëlluam pronarin e dyqanit duke e lënë të vdekur. Gjithçka ndodhi në sy të gruas dhe djalit të vogël.
Nga një rast në tjetrin, është ai i Xhuljano Sollakut që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Fier.

Sot: Një i ri nga fshati “Pishkash” i Librazhdit ka rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Erion Mekshi, 19 vjeç.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.V.,ku kishte vjedhur nje sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” thotë policia.

Grabitja e pëgjakshme në Kamëz:

Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hode, kanë shkuar në këmbë deri te marketi, duke e parkuar makinën në një rrugë tjetër.

Para se të hynin në market, Kurti e ka pajisur Hodën me një thikë buke dhe vetë ka nxjerrë pistoletën. Në momentin që ai i është afruar kasës, aty ka qenë fëmija i mitur i Agim Bucit. Në këto kushte, Rita Buci ka tentuar t’i ndalë grabitësit, duke qëlluar me produkte ushqimore Kurtin dhe ky i fundit e ka qëlluar më pistoletë në këmbë duke e plagosur.

Pasi ka dëgjuar të shtënën, Agim Buci ka sulmuar Kurtin në tentativë për ta ndalur, por është qëlluar në bark nga grabitësi. Më pas, Kurti dhe Hoda kanë dalë të maskuar dhe me vrap deri në bulevardin “Berisha” dhe më pas kanë hequr maskat, duke ecur normalisht drejt mjetit. Pasi kanë marrë mjetin, janë drejtuar për nga lumi ku kanë hedhur sendet me të cilat kryen grabitjen. Ndërkohë, arma e krimit ende nuk është gjetur dhe vijojnë kërkimet në lumë.

I vodhën makinën dhe 100 milion lekë, “skifterat” e Fierit

Një vit më parë në lagjen “Afrim” në Fier, shtetasi t Xh. K i vodhën një makinë tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

VJEDHJA

Prokuroria ka zbuluar se ditën e vjedhjes, Xhemal Kalemaj, banor i lagjes “Afrim i Ri”, Fier, ka dalë nga shtëpia me mjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA895 OY, bashkë me bashkëshorten e tij, rreth orës 06:20 të mëngjesit, për të shkuar në punë si zakonisht, te dyqani i tij ku shet mallra bujqësore, që ndodhet në fshatin Levan. Mësohet se në bagazhin e makinës ka futur 10 milionë lekë të rinj.

Të vendosura në një qese plastike, çifti ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se me këto para do të likuidonin borxhet që kishin marrë. Ata kishin marrë një kredi për t’i shlyer borxhet dhe disa kursime që ua kishin nisur fëmijët që punojnë në emigracion. 57- vjeçari Kalemaj ka treguar se sapo kishte parkuar makinën e tij para dyqanit, në anën tjetër të rrugës, është marrë me shkarkimin e mallit që i kishte ardhur si furnizim për dyqanin. Por kur ka mbaruar punë me furnitorin, ka parë se makina ishte zhdukur.

Menjëherë ka lajmëruar Policinë dhe me një shokun e tij ka shkuar në shtëpi, në lagjen “Afrim i Ri”, për të marrë çelësat e makinës tjetër, që e kishte të parkuar në magazinën prapa dyqanit në fshatin Levan. Por, kur ka shkuar në shtëpi, ka parë se ishte prerë e shqyer zgara e dritares dhe mes të tjerave ka konstatuar se i kishin vjedhur edhe kopjen e çelësave të “Benz-it” që i vodhën.

Grabitësi në Fier, Xhuljano Sollaku mbetet i vrarë:

Xhuljano Sollaku është i riu 20-vjeçar që mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në tentativë për grabitje në Fier.

Xhuljano ishte rritur pa prindërit e tij. Prej vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë.

Në rrjetet sociale, 20-vjeçari postonte fotot me makina apo motorë të ndryshëm, të cilët “i eksperimentonte” gjatë kohës që punonte.

Gjyshja ka thënë  se nipi ikte gjithmonë natën dhe se ajo nuk kishte dijeni të aktiviteteve me të cilat merrej 20-vjeçari.

Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe akuzohej se kishte kryer disa grabitje.

Si ndodhi ngjarja:

Sollaku, së bashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.

Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje.

Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.

Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

Vjedhja e portofilit me 2 milion lekë:

I vjedhin portofolin me rreth 200.000 lekë të reja duke e dhunuar fizikisht dhe me sende të forta, kapen dhe ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar .
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja,  shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.

– Angjelin Perleka, 29 vjeç, banues në Mirditë

– Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, banues në Mirditë

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëria mposht Izraelin dhe kualifikohet për në finalet e Ligës së Europës
Previous article Juventus e ka seriozisht për lojtarin e Koresë së Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT