• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Skënderbeu, rotacion masiv ndaj Teutës, Vila projektohet si 9-fals
Home
Futboll

Skënderbeu, rotacion masiv ndaj Teutës, Vila projektohet si 9-fals

14 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Rotacion, por me masë nga Ilir Daja për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës me Skënderbeun. Skuadra korçare e ka fituar 2-0 sfidën e parë, udhëton në kampionat e distancuar nga ndjekësit dhe përballë gjen një Teutë në pikën ndoshta më të ulët të sezonit, por të gjitha këto nuk mjaftojnë për të ndryshuar filozofinë e trajnerit të Skënderbeut. Në formacion vetëm ata që e meritojnë dhe shfrytëzojnë maksimalisht minutat në dispozicion.

Në një farë mënyre edhe në sfidën ndaj Teutës ndryshimet janë pak a shumë të kushtëzuara. Në seancën e fundit stërvitore në Korçë, Jashanica është stërvitur veçmas grupit për shkak të një gjendjeje gripale dhe mbrojtësi mund të kursehet për Kupën, duke i hapur dyert e formacionit titullar Fidan Alitit, me 24- vjeçarin nga Presheva që pritet të pozicionohet në qendër të mbrojtjes.

Mungesa e Osmanit ndërkohë i lënë jashtë planeve të Kupës për arsye familjare i jep  mundësi Bruno Ditës për t’u aktivizuar në mesfushë, me Ilir Dajën që mund të spostojë Sabien Lilajn në vendin e Osmanit, duke i lënë pozicionin e tij në duart e Ditës. Trajneri i Skënderbeut ndërkohë mund të ofrojë një risi të madhe edhe për sa i përket sulmit, ku kandidohet për pozicionin e qendërsulmuesit Emiljano Vila që është në balotazh me Ali Sowe. Gjithsesi vlen të theksohet se në balotazhin e Dajës sulmuesi nga Gambia është i avantazhuar për faktin se trajneri dëshiron ti japë më shumë minuta, duke qenë se edhe faza përgatitore e Sowe ka qenë disi e cunguar.

Janë këto risitë që mund të shihen te Skënderbeu i Kupës, për pjesën tjetër formacioni stabël. Daja nuk dëshiron të rrezikojë edhe pse te Teuta për momentin,

Kupa duket një lluks i vështirë për t’u përballuar me skuadrën dursake që rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria. Pas largimit të Stavri Nicës debuton në stolin bregdetar Gentian Begeja, por me vetëm një ditë në drejtim kjo nuk është ndeshja e tij, ndërkohë që të dielën e ardhshme luhet një finale mbijetese me Vllazninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Genta në pishinë edhe pse përreth është mbuluar me borë... (FOTO)
Previous article Ikën për t'i shpëtuar VETTINGUT! Shihni PASURINE e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT