• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skënderbeu nënshkruan me dy suedezë por i huazon në Kosovë
Home
Futboll

Skënderbeu nënshkruan me dy suedezë por i huazon në Kosovë

28 January, 2018 Q.Autor Futboll

Kosovari Egzon Sekiraxha dhe palestinezi Mohamed Al Kajed janë dy lojtarët më të rinj të Skënderbeut.

Të dy futbollistët në fjalë kanë një pasaportë Suedeze dhe janë dy lojtarë me prespektivë për të ardhmen. Egzon Sekiraxha është një organizator me tipare të mira në lojën sulmuese. I dalë nga Malmo, 24 vjeçari kosovar i lindur në Suedi është huazuar fillimisht tek Kristiansand në kategorinë e dytë Suedeze për të kaluar mandej në rradhët e Angelholmit.

Sezonin e kaluar Sekiraxha luante me ekipin e Rozengardit në kampionatin suedez dhe në 70 takime në Divizionin e parë të Suedisë arriti të shënojë dhjetë gola dhe të jepte dy asist. Bëhet fjalë për një futbollist i cili mund të garantojë lojtarin xhol për trajnerin Ilir Daja në sezonin e ardhshëm, si një pikë lidhëse e mesfushës me sulmin duke parë që tiparet e tij prej organizatori janë të theksuara. Sekiraxha gjithashtu mund të luajë edhe si mesfushor krahu në të dy anët e fushës. Një tjetër vlerë e shtuar për 24 vjeçarin.

Nga ana tjetër palestinezi Al Kajed luan me kombëtaren u-23 të Palestinës. Si një mesfushor difensiv, 20 vjeçari për shkak të moshës së re shihet si një nga lojtarët më premtues në vendin e vet. Ashtu si Sekiraxha, edhe palestinezi Al Kajed ka dalë nga ekipi i Malmos, ndërsa deri para se të bëhej pjesë e Skënderbeut luante me Prespa Birlik në Suedi. Në kombëtaren U-23 Al Kajed numëron 5 paraqitje si pjesë e Palestinsës.

Skënderbeu nuk ka dashur të humbë kohë në këtë tratativë dhe ka arritur të bëjë të vetët lojtarët në fjalë duke firmosur me secilin prej tyre nga një kontratë për dy vite e gjysëm. Në të tilla kushte klubi duke pasur të plotë ekipin ka zgjedhur që ti huazojë tek ekipi i Trepçës në Kosovë deri në fund të sezonit për t’iu bashkuar Skënderbeut në qershorin e këtij viti.

Ndërkohe me Trepça 89’ është huazuar dhe Shend Kelmendi. Sulmuesi nuk gjeti hapësira në fazën e parë të kampionatit dhe klubi ka menduar ta huazojë për të pasur më shumë mundësi aktivizimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2018 –ta ka nisur me plot “trende”, por shihni më kryesoret, janë vetëm 6...
Previous article Gattuso kërkon të thyejë tabunë, Milan asnjë fitore me skuadrat “sipër” në renditje

Q.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT