• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Skënderbeu ka një plan për Abazajn, Dejvi Bregu ka firmosur vetëm… parakontratë
Home
Futboll

Skënderbeu ka një plan për Abazajn, Dejvi Bregu ka firmosur vetëm… parakontratë

20 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Skënderbeu hedh baza të forta për merkaton e verës. Ende pa u mbyllur “dritarja” e transferimeve të janarit, në klub kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë siguruar shërbimet e Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut, edhe pse vetëm me letra.

Asnjëri prej tyre nuk do të veshë fanellën e bardhekuqve për pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi palët zyrtarisht kanë arritur marrëveshjen që kontratat të hyjnë në fuqi vetëm në fund të kampionatit. E thënë ndryshe, mesfushorët e Luftëtarit janë dy “xhevahirët” e ardhshëm të Skënderbeut.

Edhe pse që të dy do ta mbyllin sezonin në Gjirokastër, klubi ka një plan të qartë për të dy këta elementë. Objektivi është i qartë: synohet rritja e vlerës së kartonit dhe rrjedhimisht arkëtimi i një shume realisht të majme financiare nga shitja e tyre.

Burimet e sigurta të “Panorama Sport” zbulojnë se forma e duhur për të arkëtuar më së shumti prej tyre është aktivizimi në arenën europiane.

ABAZAJ

Korçarët e kanë mbyllur tashmë kontratën me Kristal Abazajn. Mesfushori ka firmosur për tre sezone me Skënderbeun dhe është huazuar sërish te Luftëtari, ku pritet që ta mbyllë kampionatin. Pavarësisht se zërat për këtë futbollist janë shumë të forta që në këtë merkato, madje në garë për të fituar shërbimet e tij është futur edhe Kievo, duket se Skënderbeu është më shumë se i vendosur që të mos e shesë direkt. E thënë ndryshe, ata nuk do ta largojnë lojtarin pa luajtur asnjë një ndeshje si bardhekuq.

Abazaj

Plani i korçarëve është që Abazaj të bëhet pjesë e Skënderbeut në Kupat e Europës, atje ku korçarët pretendojnë të luajnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve (gjithnjë nëse fitojnë titullin kampion). Vetëm pasi tropojani të jetë promovuar, mund të shihet mundësia e një transferimi jashtë vendit.

Gjë që pritet të ndodhë jo më herët se janari i vitit 2019. E vetmja gjë që do të detyronte presidentin Ardjan Takaj që ta largonte mesfushorin që në verë, pra pa debutuar si lojtar i Skënderbeut, është vetëm ruajtja e përqindjes së kartonit. Dhe shuma nuk është dosido, por 30%. Nëse ndonjë ekip i huaj do të ishte i gatshëm që ta pranonte këtë kusht për blerjen e mesfushorit, atëherë po, Skënderbeu mund ta shesë. Në kësi kushtesh, klubi është gati që ta lërë të lirë lojtarin që në verë, vetëm nëse do të dilte i fituar nga një transferim i dytë, siç veproi edhe me rastin e Berishës.

BREGU

Skënderbeu ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër “ylli” nga Luftëtari, pikërisht Dejvi Bregun. Pavarësisht se palët e mohojnë një gjë të tillë, të njëjtat burime konfirmojnë për gazetën se vlonjati ka firmosur tashmë një parakontratë me korçarët.

dejvi-bregu-470x313

E thënë ndryshe, lojtari do ta mbyllë kampionatin si bluzi, por në qershor kalon automatikisht në Korçë. Kjo bën që mesfushori të bëhet blerja e dytë për merkaton e verës nga Skënderbeu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xheni Mhillaj nuk mund ta mbante gjatë vendimin e saj, kthehet përsëri
Previous article Këngëtari fejohet pas 3 vitesh lidhje: I bëra vetes dhuratë për Vitin e Ri një të fejuar!

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT