UEFA ka publikuar gjyqtarët të cilët do të vendosin drejtësi në takimin e 5 të fazës së grupeve në “Europa League” për Skënderbeun. Në përballjen kundër ukrainasve të Dinamos së Kievit të enjten në orën 21:05 në “Elbasan Arena” organi më i madh drejtues i futbollit në kontinent ka caktuar një 4-she austriake.
Kryesor do të jetë austriaku Oliver Draçta. 40-vjeçari mban stemën e FIFA-s që nga viti 2010. Ja dhe lista e plotë e gjyqtarëve të takimit, të gjithë nga Austria.
Kjo do të jetë përballja e fundit në Shqipëri për Skënderbeun në këtë fazë me shpresën se korçarët do arrijnë të kalojnë grupin për të vazhduar aventurën e tyre europiane.



