• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKËNDER MINXHOZI/ Një amerikan mes varreve greke
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një amerikan mes varreve greke

23 January, 2018 Redaktor2 Blog

Ka kaluar pa zhurmë një fakt kurioz, në procesin e saponisur të kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipërinë e Jugut. Në panelin shqiptar që do të asistojë gjatë zhvarrimeve, merr pjesë edhe një ekspert amerikan me eksperiencë nga disa operacione të ngjashme në Bosnje e vende të tjera. Burime të besueshme diplomatike njoftojnë se ai është futur aty me insistimin e palës shqiptare. Është një dëshmitar i paanshëm në një proces delikat dhe që në të shkuarën ka prodhuar shumë dyshime e tension mes dy vendeve

Rasti më i famshëm, ai i Kosinës në Përmet, në vitin 2006, kur eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftë, dolën më vonë se i përkisnin fshatarëve të zonës, e ku u ngatërrua indirekt edhe Kisha Ortodokse, është skalitur në kujtesën e një pjese të madhe të shqiptarëve, si një histori e shëmtuar, ku një shtet i huaj po përpiqej të ndërtonte me të gjitha mënyrat lavdinë e së shkuarës së tij, duke shkelur mbi të vdekurit e pafajshëm të një vendi tjetër.

Qysh në ditën e parë të gërmimeve në zonën e Sajmolës, në grykën e Këlcyrës, teksa pala greke brohoriste për gjetjen e eshtrave të dy ushtarëve grekë, në Tiranë nisën të dëgjohen dyshimet e para rreth gjetjeve në fjalë. U hodh dyshimi se cilës kombësi i përkisnin ushtarët e gjetur, si dhe u shfaqën faksimile e dokumenta që e provonin këtë dyshim.

Këtë lojë mediatike e politike pas procesit të zhvarrimeve e kemi parë dhe më parë. Sepse edhe vetë politika greke e lënies së eshtrave të ushtarëve të tyre në tokën tonë me dekada, ndërkohë që italianët i tërhoqën të vrarët e tyre, është sërish një akt i pastër politik. Ashtu siç ka qenë dhe mbetet e tillë edhe kolana e varrezave greke që shtrihet në të gjithë gjerësinë e Jugut të Shqipërisë, e që sikur duket se kërkon të vërtetojë vazhdimisht me simbolikën e saj, diçka më shumë sesa një respekt e nderim i thjeshtë për të vrarët në tokë të huaj.

Është shumë pozitive që në përbërjen e palës shqiptare ndodhet një ekspert amerikan. Natyrisht ai mund të bëjë shumë pak, në kushtet kur procesi i kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë është rregulluar me marrëveshjen e vitit 2009, si dhe me bisedimet e fundit mes dy qeverive. Megjithatë, duke kthyer pas kokën, tek ajo që ka ndodhur vetëm një dekadë më parë në të vetmin precedent të kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë, nuk është aspak e tepruar të pretendojmë, si shqiptarë, që procesi të mbikqyret dhe nga një palë e tretë. Nuk është hiçfare paranojake një kërkesë e tillë, nga momenti që në opinionin tonë publik ka një mbetur një hije e rëndë paragjykimi e dyshimi (deri diku e drejtë dhe e motivuar), rreth qëllimeve reale që fsheh kërkimi dhe rivarrimi i ushtarëve grekë në tokën shqiptare. Nderimi për të rënët ka shumë mënyra për t’u materializuar. Le të themi që grekët kanë gjetur mënyrën më pompoze, duke na mbushur me varreza të rënësh të një lufte që ne si vend, as e inicuam, e as e ndjemë si tonën.

Është pozitive që kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë të vijë në kuadrin e një klime shtensionimi mes dy vendeve. Ulja e toneve mes dy qeverive shënon një zhvillim për t’u përshëndetur, por për dreq, ka sërish vend për të qenë syçelur rreth çmimit me të cilin do ta marrim eventualisht nesër, edhe heqjen e Ligjit të Luftës (një rrangalle që përpiqen të na e shesin edhe sot për ar të kulluar), apo ndonjë hap të ndrojtur në drejtim të njohjes së problemit çam. Zhurma mediatike në Tiranë për eshtrat e Sajmolës nuk përbën ende një ngjarje shqetësuese. Por është më mirë që zhurmave t’u dilet para me transparencë dhe sinqeritet nga të dy vendet, që më pas të mos i shohim sërish të vdekurit si problemin e përjetshëm e të pazgjidhur të të gjallëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventusit pranë goditjes së madhe në merkato, gati të transferojë talentin e Serie A
Previous article Marina Fara provokative! Ekspozon gjoksin në... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT