• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKËNDER BRATAJ: Tri dukuritë e koronavirusit që po vërehen tani dhe çfarë më shqetëson më shumë
Home
Sociale

SKËNDER BRATAJ: Tri dukuritë e koronavirusit që po vërehen tani dhe çfarë më shqetëson më shumë

25 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga Dr. Skënder Brataj

Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të mari atë që i afrohet gjykimit të tijë personal.

Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar.

Megjithatë në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni.

Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga sejcili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht.

Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri. Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë.

Sot nuk dua të hyjë në shifra apo përqindje thjesht të ndajë shqetësimin me ju. Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar doja të thoja se po vërehen tre dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton sëmundjen e COVID-19.

Shtimi i rasteve në përgjithsi, shtimi i të sëmurëve, dhe prekja e moshave të reja deri dje ishin të pa prekura.

Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë, po ashtu edhe në spital.

Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar. Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni?

PO A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment?

RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Pa tjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.

Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa maske.

Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza.

Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar.

Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaqen shenja e simptoma konsideroje veten si të infektuar.

Mos përdor maske në ambient të hapur nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambient të hapur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli italian merr vendimin historik
Previous article KORONAVIRUSI/ Shtohen befas numrat e infektimeve nga Covid-19, Australia nxjerr në rrugë ushtrinë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT