• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKENARI I NEGOCIATAVE”/ Nga HOLANDA skeptike për votën deri tek GJERMANIA me 7 KUSHTE
Home
Shqipëri

“SKENARI I NEGOCIATAVE”/ Nga HOLANDA skeptike për votën deri tek GJERMANIA me 7 KUSHTE

25 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Qeveria holandeze do të mblidhet të martën me 26 qershor ku pritet të japë fjalën e fundit lidhur me hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë.

Parlamenti holandez nga ana tjetër i ka kërkuar qeverisë së saj të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Vendimi është marrë pas një mocioni të paraqitur prej Martijn van Helvert, i cili është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë prioritetet e kërkuara.

Pas raportit të paraqitur parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i thotë jo çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.

Helvert është një prej raporterëve të mbërritur më parë në Shqipëri për të raportuar mbi reformat e ndërmarra prej qeverisë shqiptare. Ndërkohë dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar, mbi planin e zgjerimit të BE. Pritet që Presidenti Macron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE.

Gjermania: 7 kushte për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Nisja e negociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE. Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III.

Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE.

Qeveria gjermane është shprehur në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë.

Në projektrezolutën përkatëse të përgatitur Bundestagu e mbështet perspektivën e Shqipërisë për në BE dhe “vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë”. “

Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, shkruhet në projektrezolutë. “Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur”, vetingu “po jep rezultate konkrete”.

Po të zbatohet me sukses kjo procedurë “Shqipëria do të jepte një kontribut të pashembullt paraprak”. Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoritetit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar (SPAK).

Por njëkohësisht Bundestagu konstaton se megjithë sukseset, ka ende deficite. Në këtë kuadër projektrezoluta kujton rrethanën se “deri në mes të 2018-ës duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuara si prioritare”. Korrupsioni në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem.

“Përparime të ndjeshme janë bërë” në luftimin e “kultivimin dhe tregtinë me kanabis”, konstaton Bundestagu. Në projektrezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike.

Citohet i Ngarkuari për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 përqind të rasteve si punësime të kundraligjshme në administratën publike.

Kërkesa shtesë për reformën e ligjit zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI I VETTINGUT/ Prokurori i Shkodrës Vatë Satka kalon sot në "SITË". Pasuria e tij
Previous article 160 MIJË TË PUNËSUAR NË ADMINISTRATË/ Qeveria me më PAK MINISTRA. Shifrat më të larta se 2011

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT