• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SKENAR PËR HAPJEN E COVID-2″/ Koraqi: Vatrat në QSUT janë izoluar. Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë. Ka pasur…
Home
Sociale

“SKENAR PËR HAPJEN E COVID-2″/ Koraqi: Vatrat në QSUT janë izoluar. Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë. Ka pasur…

22 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik po planifikon rihapjen e spitalit, teksa ndalur te stafi që do të punojë te COVID/2, ai shtoi se mund të ketë një ndarje të personelit të Infektivit, kjo për shkak të eksperiencës së këtyre të fundit.

“Ka skenar të përgatitur, varet nga numri i të shtruarve, numri i fataliteteve, do e vendosë Komuniteti. Numri i testimeve nuk është kusht i domosdoshëm për parandalimin apo vlerësimin e të infektuarve me COVID, e rëndësishme hetimi epidemiologjik, që i ndjek rastet hap pas hapi. Shërbimi është i standardizuar në të gjitha spitalet COVID, personel i specializuar, mund të bëhet edhe një ndarje e personelit infektiv, por personali është i specializuar”, tha Koraqi.

Ai njofton se vatrat e infeksionet në shërbimet brenda QSUT-së janë izoluar, teksa konfirmon se ka pasur një nrglizhencë nga ana e bluzave të bardha sa si takon respektimit të protokolleve.

“Situata nuk është që nuk pritej, pas hapjes apo daljes nga karantina, është rritur numri i kontakteve dhe kohëzgjatja e qëndrimit me njëri- tjetri, çka detyrimisht do të jepte rritje të përhapjes së koronavirusit. Numri i vogël i daljes nga karantina bëri që njerëzit të mendonin se virusi u zhduk, pati një neglizhencë për mos respektimin e protokolleve dhe kjo neglizhencë solli një numër të larë të të infektuara. Ka pasur neglizhencë edhe nga bluzat e bardha që çoi në shfaqjen sporadike të të infektuar. Të gjitha rastet në QSUT janë izoluar, janë marrë masa për ndërprerjen e përhapjes së transmetimit, vazhdojnë testimet e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, nuk di të ketë raste të reja nga spitali dhe ato që janë të prekur shumica kanë qenë pa shenja klinike. Infermier dhe specializantë, një pakicë mjekësh primar”, shtoi Koraqi.

Me rritjen e temperaturave, ka rënë transmetueshmëria e virusit, vijon Koraqi, e ndërsa jep edhe disa këshilla sa i përket frekuentimit të plazheve.

“Transmetueshmëria mund të jetë ulur.Edhe në plazh duhet të jemi të kujdeshëm, COVID-i jeton edhe në ujëra, janë të ndjeshëm ndaj dezifektanëve psh si në pishina, vetë plazhi dikton grumbullime masive, të respektohen e rregullat dhe protokollet, siç është mbajtja e maskës në ambiente të brendshme, mbajtja e distancës jashtë, larja dhe dezifektimi i duarve”, tha Koraqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Rast i ri në Pogradec, pjesëtari i stafit të konsultores që u mbyll u infektua në Tiranë
Previous article KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Ndërron jetë një i moshuar, shkon në 37 numri i viktimave

s.autor

Postime të ngjashme

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT