Ky vit erdhi plot me surpriza nga këngëtaret shqiptare, të cilat po korrin sukses jashtë vendit.
Pas Rita Orës një tjetër shqiptare do të marrë pjesë në filmin e tretë të sagës Fifty Shades. Bëhet fjalë për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk ka bërë ende një postim të sajin lidhur me këtë, por në listën e këngëve që do të jenë kolona zanore të filmit, lexohet edhe emri i këngëtares Dua.
Konkretisht bëhet fjalë për këngën “High”, një bashkëpunim i Duas me Wethan.