Ushtarët rusë po “komplotojnë martesa të rreme” për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, ndërsa ushtarët “moralisht të dëshpëruar” dëgjohen në një telefonatë të përgjuar duke thënë “nuk ka rrugëdalje”
Disa përgjime të ushtarëve rusë nga fronti i luftës në Ukrainë tregojnë se të besuarit e Kremlinit po dezertojnë dhe për këtë kanë gjetur mënyra nga më të ndryshmet.
DailyMail referuar pamjeve audio të publikuara nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), raporton se shumë prej trupave ruse janë të demoralizuara në Ukrainë dhe po komplotojnë mënyra për t’u larguar nga vendi duke përfshirë përpjekjet për të organizuar martesa të rreme.
Një regjistrim i përgjuar i një bisede midis një ushtari rus dhe mikut të tij zbuloi se oficerët “nuk kishin fare mundësi” dhe shumë prej tyre kishin bërë tashmë përpjekje të pasuksesshme për t’u larguar.
Rusi u dëgjua të thoshte: “Ose plagosesh, vritesh ose ka një urdhër zyrtar për t’u tërhequr”.
Ai shtoi se vetë kishte tentuar të organizonte një martesë të rreme në përpjekje për t’i shpëtuar konfliktit.
“Unë tashmë i thashë një prej shoqeve të mia, shko paraqit një kërkesë në zyrën e regjistrimit të martesës. Unë do t’i tregoj gjeneralëve këtu”, tha ai/
Ndërkohë shoqja e tij i është përgjigjur duke thënë: “Jo në asnjë mënyrë, ky nuk është një opsion”.
“Të gjithë këtu po përpiqen çdo mënyrë të mundshme për të dalë, por nuk ka asnjë mënyrë”, shtoi ushtari rus më tej.
Sipas një telefonate tjetër të përgjuar nga shërbimi inteligjent, një burrë që besohet të jetë një ushtar rus dëgjohet të thotë se furnizimi me ujë i tyre është ndërprerë.
“Ne jemi ulur këtu pa ujë. Kohët e fundit ka qenë nxehtë. Tani është vapë dhe djemtë janë gjithashtu të tronditur. I dëshpëruar moralisht”, thotë ushtari.
Ai gjithashtu dëgjohet të thotë se ushtarët kanë veshur të njëjtat uniforma që mbanin në dimër.
Ndërkohë, Agjencia e inteligjencës së Ukrainës që ka bërë zbulimin, nxjerrë në pah se ushtria ruse është me moral të ulët dhe së shpejti mund të mbarojë nga njësitë e gatshme luftarake pasi lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 105-të.