• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KEMI SIMPATI PËR PUTIN”/ Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…
Home
Politikë

“S’KEMI SIMPATI PËR PUTIN”/ Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

15 May, 2026 s.autor Politikë

Në vizitën e tij në Estoni, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sovranitetit dhe mbrojtjes së demokracisë nga ndikimet e jashtme. Ai u shpreh se Shqipëria dhe Estonia, përkundër madhësisë së tyre të vogël, qëndrojnë të vendosura për të ruajtur lirinë dhe vlerat demokratike.

“Me të drejtë përmendet që Estoninë dhe Shqipërinë i bashkon jo vetëm NATO, por edhe refuzimi i çdo përpjekjeje për të minuar mënyrën tonë demokratike të jetesës. Ne jemi dy kombe që më së fundi jetojnë me dëshirën për të arritur të ardhmen, ashtu si janë mbajtur për shumë gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen e tyre, por për shkak të imponimit të regjimeve që ndanim deri në një moment të caktuar në histori. Ne jemi të vendosur të mbrojmë atë që kemi, dhe kjo jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi, por edhe aleatë dhe miq të natyrshëm”, tha Rama.

Gjatë konferencës me homologun estonez Kristen Michal, Rama shprehu mirënjohjen për mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e këtij vendi si një “laborator i së ardhmes” dhe shembull për Shqipërinë. Rama theksoi dobishmërinë e ndarjes së eksperiencës së Estonisë për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik dhe rëndësinë e bashkëpunimit në nivelin arsimor dhe novacionin dixhital.

“Shpreh mirënjohjen që më së fundi më lejoni të vizitoj këtë qytet, që e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes, që shkruhet dita-ditës. Ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën. Ju them qytetarëve estonezë se kemi admirim të plotë për ta. Shqipëria është një vend i vogël dhe ka nevojë për shembuj të tillë.

Faleminderit për bisedën e dobishme dhe që ndanit me mua si ia arrini suksesit si vend për të bërë atë që ju e quani “kërcimi i tigrit” për ekonominë dhe si veproni duke iu përgjigjur sfidave të reja të epokës digjitale. Me ju jo vetëm krijojmë bashkëpunim, por edhe udhërrëfyes estonez, dhe jam mirënjohës që na thatë se jeni të gatshëm të prisni njerëzit tanë për të mësuar nga ju dhe nga ajo që bëni, sidomos në nivelin arsimor, duke filluar me fëmijët dhe duke iu dhënë instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel”, tha Rama.

Rama shtoi se Shqipëria synon të ndjekë shembullin e Estonisë në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, ndërsa përmendi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe turistik mes dy vendeve.

Ai gjithashtu përmendi rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe turistik, duke theksuar trefishimin e numrit të vizitorëve estonezë që prej 2023-s dhe shpresën për zgjerimin e linjave të fluturimeve direkte.

“Është afër mend që ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030-s të shtrohet me të njëjtin inovacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Edhe ne kemi 95% të shërbimeve tona online dhe po ecim përpara me Inteligjencën Artificiale.

Faleminderit që mbështetni Shqipërinë dhe që kaluam një kohë të këndshme me mbylljen e negociatave. Lidhjet tona ekonomike po rriten, fluturimet direkte po përmirësohen dhe është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijën në vendin tonë që prej 2023-s. Shpresoj të zgjerohen këto linja direkte dhe nuk kemi asnjë problem për përfitime në të ardhmen, duke ndjerë si në shtëpinë tuaj.

Dua të shoh novatorët teknologjikë estonezë që të hedhim sytë nga teknologjia në Shqipëri. Ju garantoj se nuk është thjesht për hir të protokollit; kjo është ajo që ndjekim të gjithë. Jemi të lumtur që qëndrojmë këtu. Dhe tregoni çdo vendi në botë që të qenit i vogël nuk është pengesë për të arritur sukses”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË BËRË GJËRA TË JASHTËZAKONSHME"/ Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin
Previous article I AKUZUAR NGA SPAK PËR VRASJEN E PRENG GJINIT/ Në kërkim të Elson Reçit, RENEA “zbarkon” në Mirditë, ushtron kontrolle

s.autor

Postime të ngjashme

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE Politikë

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT