• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SKEMBA KOMBËTARE/ 7.200 aplikime në 24 orët e para, risi subvencionet dhe nafta për bujqësinë
Home
Ekonomi

SKEMBA KOMBËTARE/ 7.200 aplikime në 24 orët e para, risi subvencionet dhe nafta për bujqësinë

20 April, 2025 s.autor Ekonomi

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit. Vetëm në 24 orët e para të hapjes së aplikimeve janë regjistruar plot 7200 kërkesa nga fermerët.

Afati i fundit për aplikim është data 30 maj duke i dhënë mundësi çdo fermeri të përfitojë nga kjo mbështetje.

Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, tha se këtë vit janë shtuar disa risi që ndihmojnë më tej fermerët.“Kemi pagesat për lopë-mëshqerra në vlerat 10 mijë lekë për krerë dhe kemi shtesë pagesta për krerë viça të matrikuluar në vlerën 5 mijë lekë për krerë. Kriteri minimal i përfitueshmërisë është 10 krerë për fermë apo për fermer, ndërkohë që mbi kriterin e 50 krerëve paguajmë dhe vlera reduktohet në 50% të vlerës së aplikuar përveç rasteve të grupimit të fermerëve”, theksoi Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi.

Fermat me më shumë se 50 krerë do të mbështeten me financim deri në 50% të kostove. Mbështetja përfshin edhe subvencionim të naftës, sipas llojit të kulturave bujqësore që punohen.

“Është ajo e prezantimit të masave mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Të gjithë fermerët që përdorin kontrollin biologjik ndaj dëmtuesve në këto ambiente të mbyllura do të paguhen në 30 mijë lekë në dynym. Fermerët të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania pa dokumente. Kemi në dispozicion zyrat rajonale, 20 agro pika në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu edhe zyrat rajonale të bujqësisë”, tha zonja Kuçi.

Aplikimi për të përfituar nga skema mbështetëse kryhet online në portalin e-Albania dhe i nënshtrohet kontrollit administrativ për verifikim.

Vitin e kaluar, mbi 52 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë përfituan nga kjo skemë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRITEN DY PERSONA NË GJERMANI/ Zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve
Previous article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 17-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT