Emisioni investigativ “Stop” zbuloi një tjetër skemë prostitucioni në Korçë mbremjen e djeshme. Veç të tjerave detaje të rënda, ajo që tronditi edhe publikun ishte trafikimi i hapur dhe “i pastër” i të miturave.
Rasti në fjalë kishte protagoniste një 16 vjeçare që jo vetëm punonte sipas saj, për të mbajtur familjen por edhe kishte një fëmijë 6 muajsh. Kliko këtu
Tutori nga ana tjetër, shfaqej i qetë dhe plot dëshirë të shiste trupin e nje tjetër të miture.
Fatkeqësisht, rasti i djeshëm i Korçës nuk është i vetmi që ka tronditur vendin. Një nga më të rëndët ka qenë edhe rasti i Shkodrës.
Në 2017 Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura. Në kuadër të operacionit “Last Time” në prangat e policisë kanë rënë dy persona.
Efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale dokumentoi me prova ligjore dhe goditi këtë grup kriminal, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura.
Ndërsa në 2018 një skeme të tillë i udha fund edhe në Tiranë ku u arresuan 2 persona ndërsa 7 vajza të tjera u proceduan. Këtë herë prostitucioni zhvillohej online por përfshinte vajza të reja në moshë.
Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
- Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset:
- A. H., 25 vjeçe.
• A. L., 31 vjeçe.
• A. Xh., 22 vjeçe.
• S. M., 30 vjeçe.
• A. Sh., 21 vjeçe.
• A. T., 23 vjeçe.
• E. R., 23 vjeçe.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.
/AlpeNews.al