• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEMA/ Rikthehen telefonatat mashtruese në celularë, ju marrin nga jashtë për t’ju vjedhur paratë
Home
Teknologji

SKEMA/ Rikthehen telefonatat mashtruese në celularë, ju marrin nga jashtë për t’ju vjedhur paratë

13 January, 2020 k.autor Teknologji

Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera.

Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtër “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Si funksionon skema

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë së “Monitor” numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra.
Telefonata është e shkurtë por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.
Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +336980764570 që i korrespondon prefiksit grek.

Nëse sërish do të bëni telefonatën sërish do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FSHEHËN NË BUNKERË/ Ja çfarë ndodhi në bazat amerikane, kur u hodhën raketat iraniane (FOTO)
Previous article LETRA/ Kurti i kthen letrën Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK

k.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT