• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SKEMA KOMBËTARE PËR VITIN 2026/ Nisin aplikimet për subvencionimin e fermerëve, afatet dhe kriteret
Home
Ekonomi

SKEMA KOMBËTARE PËR VITIN 2026/ Nisin aplikimet për subvencionimin e fermerëve, afatet dhe kriteret

22 May, 2026 s.autor Ekonomi

Më 25 maj të gjithë fermerët që janë të pajisur me një NIPT-bujqësor kanë të drejtë të aplikojnë në Skemën Kombëtare 2026. Mësohet se këtë vit thirrja për të përfituar nga programi i mbështetjes financiare do të zgjasë deri më 26 qershor.

Kësaj here 5.2 miliard lekë do të jenë në dispozicion të 12 masave, tre prej të cilave i përkasin investimeve në ferma bujqësore dhe blegtorale, duke përfshirë makineri dhe ndërtimin e staneve.

Nëse fondi i planifikuar nuk ezaurohet brenda datës 26 qershor, ministri i Bujqësisë Andis Salla mund të kërkojë shtyrjen e afatit.

Aplikimet për masat mbështetëse nga 1-9 mund të bëhen online në cilën do orë, ose pranë drejtorive bujqësore. Ndërsa për zërat e Skemës së Investimeve 10, 11, 12 do të përdoret një tjetër formë; fermerëve do t’u duhet të dorëzojnë dosjen e projektit pranë zyrës qendrore të AZHBR në Tiranë.

Fokusi i Skemës Kombëtare kësaj here është përqendruar në sektorin e blegtorisë, duke përgjysmuar numrin e bagëtive që duhet të ketë një blegtor.

12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata blegtorë që kanë jo më pak se 5 gjedhë. Ndërsa tek ferma e të imtave financimi është rritur nga 1200 në 1500 lekë për krerë, ku tufa nuk duhet të ketë më pak se 50 krerë nga 100 kokë që ka qenë një vit më parë.

Njëkohësisht është dyfishuar edhe mbështetja për bletën; nga 1000 lekë për koshere, bletërritësit do të përfitojnë 2000 lekë. Për herë të parë, të rinjtë që janë nën moshën 40 vjeç do të kenë mundësi të përfitojnë 1 mln lekë për investime në ferma bujqësore.

Ndërsa përsa i përket fermerëve që do të duan të financohen për kontrollin biologjik, do të shpallen fitues vetëm ata që kanë aplikuar insektin e dobishëm te kultura e domates, specit, kastravecit dhe luleshtrydheve në tunele; masa e përfitimit është 70% e faturës tatimore për blerjen e materialeve biologjike.

Një tjetër kriter shumë i rëndësishëm është edhe shlyerja e detyrimeve të sigurimeve shoqërore; pa derdhjen e këtyre kontributeve, bujku nuk ka të drejtë të marrë subvencione nga ky program./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË VLORË/ Digjet nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Previous article "KRIM I ORGANIZUAR, KARTELET E DROGËS..."/ DASH: Ballkani Perëndimor, kyç për sigurinë dhe interesat e SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT