328 fermerë përfituan 446 mijë euro nga buxheti i shtetit, përmes Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2019.
Mbështetja financiare e drejtëpërdrejtë për fermerët është adresuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, agropërunimin, rritjen e eksporteve, hapjen e tregjeve të reja dhe rritjen e të ardhurave për zonat rurale.
Ndërsa financimi grant nga programi IPARD II jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë dhe deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim.
Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) Frida Krifca po vijon turin e takimeve informuese me fermerët në të gjitha qarqet e vendit, që të aplikojnë dhe të jenë përfitues të grantit nga programi IPARD II.
Nga thirrja e parë e Programi IPARD janë lidhur kontrata për të treja masat e mbështetjes për investime në fermë; përpunim dhe diversifikim rural, me vlerë totale investimi që IPARD-i jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë dhe deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim.
Aplikimi për thirrjen e dytë të programit IPARD hapet në datën 30 tetor deri më 16 dhjetor 2019.


