• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E VRASJES SË BEHAR SOFISË/ Nga momenti kur doli nga lokali ku po pinte kafe, deri tek vendi ku u qëllua për vdekje
Home
Breaking News

SKEMA E VRASJES SË BEHAR SOFISË/ Nga momenti kur doli nga lokali ku po pinte kafe, deri tek vendi ku u qëllua për vdekje

4 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lulet e familjarëve janë ende në vendin ku u vra Behar Sofia. Shtatë ditë nga ekzekutimi, hetimet nuk kanë shkuar akoma tek emri i autorit.

66-vjeçari Behar Sofia sapo kishte pirë kafen e mëngjesit, ndërsa lëvizi në këmbë për 180 metra për të ardhur në këtë vend dhe për t’u ekzekutuar me dy plumba, nga autori, i cili më pas u largua me biçikletë në drejtim të Kodrave të Liqenit artificial këtu në Tiranë.

Report TV, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve ka ndërtuar skemën e lëvizjes së 66-vjeçarit Sofia nga lokali ku piu kafen, e deri tek vendi ku u qëllua. Një kafe përballë piramidës, në rrugën “Papa Gjon Pali II” ishte vendi i fundit ku Sofia qëndroi për rreth 30 minuta.

Pasi doli nga aty, lëvizi në trotuarë në drejtim të ETC-së dhe më pas u kthye majtas në vizat e bardha.

Nga aty, sërish, përmes vizave të bardha kaloi në trotuarin ngjitur me Lanën. Pasi kishte bërë 180 metra në këmbë, krejt papritur u shfaq dikush që e qëlloi me armë. Behar Sofia u shemb në tokë.

Nga këtu, autori u largua me shpejtësi në drejtim të urës së Lanës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një dëshmitar ka deklaruar se ai mori biçikletën poshtë urës. Pas kryerjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimor arriti në përfundimin se vrasësi lëvizi i pashqetësuar në bulevard, kaloi dy palë viza të bardha dhe u nis me biçikletë.

Autori, pasi qëlloi dy herë në drejtim të 66-vjeçarit Behar Sofia, me pistioletën e tij TT, u largua me biçikletë përmes kësaj korsie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të liqenit. Nga ai vend ka humbur çdo gjurmë. Prokuroria dhe Policia e Tiranës vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe bashkëpunëtorëve.

Një javë pas vrasjes, askush nuk është arrestuar akoma. Hetimet vijojnë të jenë intensive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË GREQI/ Publikohen pamjet. Ja si reaguan qytetarët kur toka nisi të dridhet (FOTO+VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ OBSH: Rritet me 9% numri i infektimeve me COVID-19 në Evropë pas 6 javësh rënie

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT