• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E RE PËR APLIKIMIN E MATURANTËVE NË UNIVERSITETE/ Ja çfarë thotë Besa Shahini: Rikthehen…
Home
Sociale

SKEMA E RE PËR APLIKIMIN E MATURANTËVE NË UNIVERSITETE/ Ja çfarë thotë Besa Shahini: Rikthehen…

1 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ka ndërruar mendje Ministria e Arsimit për skemën se si duhet të aplikojnë maturantët për në universitet. 4 javë më parë vendosi të publikojë një udhëzim që ia pakësonte mundësinë të rinjve në përzgjedhjen e degëve, 4 javë më pas e rrëzoi duke lënë në fuqi procedurën që kryhej më parë.

Në udhëzimin e firmosur nga Besa Shahini më datë 23 qershor, thuhet se maturantët në raundin e dytë të aplikimeve do të përzgjedhin 10 degë, e jo më 7 siç vendosi më parë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me raundin e tretë ku tashmë do të aplikojnë sërish për 10 degë e jo për 5.

Pasi publikohen listat me emrat e fituesve nga degët e përzgjedhura, për maturantët nis regjistrimi në universitet, por përmes disa fazave. Në udhëzimin e datës 26 maj ministria vendosi që në raundin e pare të kishte 6 faza 48-orëshe, ndërsa me udhëzimin e ri do të ketë 7 faza 48-orëshe, ashtu siç ka qenë edhe vitin e kaluar. Në raundin e dytë do të ketë sërish 5 faza 48-orëshe ndërsa raundi i tretë do të vijojë me 3 faza 48-orëshe.

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar nga udhëzimi i datës 26 qershor është pika e plotësimit të kuotave të lira. Universiteteve u është lënë dorë e lirë që të përshtasin kuotat e deklaruara. Që do të thotë se kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të pare për çdo program studimi do të mund të kalohen në programe të tjera sipas kërkesave. Gjithçka do të bëhet duke njoftuar ministrinë e arsimit.

“Kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi mund të përshtaten nga IAL-të në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore, dhe njofton zyrtarisht MASR për vendimin e senatit akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MASR njofton IAL-të, RASH dhe QSHA për konfirmimin e përshtatjen së kuotave”, njofton Ministria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDUAT SE KA VESHUR ROBDESHAMBERIN E MARINËS? Ja si qëndron puna e veshjes së Getoarit në klipin e ri (FOTOT)
Previous article PREZANTOHET PROJEKTLIGJI PËR QEVERINË E KOSOVËS/ 15 ministri e 40 zëvendësministra. Ja sa zëvendësa do ketë Hoti

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT