• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E RE/ Institucion i posaçëm mjekësor në burgun e Lezhës, për të dënuarit me masën “mjekim i detyruar”
Home
Aktualitet
Drejtësi

SKEMA E RE/ Institucion i posaçëm mjekësor në burgun e Lezhës, për të dënuarit me masën “mjekim i detyruar”

26 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Të dënuarit me masë mjekësore “mjekim i detyruar”, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Zaharisë në Krujë si dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë, do të transferohen në burgun e Lezhës, ku dy godina të këtij institucioni do të rikonstruktohen dhe do të përshtaten me të gjitha kushtet e nevojshme mjekësore për trajtimin e kësaj kategorie të dënuarish. 

Skema e re, që do të zgjidhë një problem të hershëm dhe shumë të rënduar për rreth 250 të dënuar, është prezantuar sot gjatë një tryeze të përbashkët midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, gjyqtarëve, avokatëve si dhe shoqërisë civile.

Zgjidhja e problemit të të dënuarve me masa mjekësore ka qenë një nga rekomandimet kryesore të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT), por edhe në fokusin e organizatave brenda vendit që monitorojnë situatën në burgje.

Bëhet fjalë për persona të cilët janë konsideruar nga gjykata si të sëmurë mendorë dhe që me vendim nuk duhet të mbahen në burgje të zakonshme, por në në mjedise të veçanta spitalore, ku t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor.
Duke marrë fjalën në këtë tryezë Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj tha se zgjidhja e kësaj problematike ka qnë një nga prioritetet e punës së Ministrinë e Drejtësisë, e trajtuar në dy linja kryesore: Me masa afatmesme për përmirësimin e trajtimit të kushteve aktuale në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe masa afatgjata, që lidhen me ndërtimin e një institucioni të specializuar, që do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në kuadër të masave afatmesme, tashmë ne kemi nisur procesin për rikonstruksionin dhe adaptimin në mjedise spitalore të dy godinave të burgut të Lezhës, në mjedise të përshtatshme për vendosjen e të dënuarve me masë mjekësore “mjekim i detyruar”. Projekti parashikon që dy godinat, të cilat do të rikonstruktohen do të plotësojnë standartet e trajtimit të personave me masë mjekësore duke plotësuar kushtet e tyre si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga ana e trajtimit të tyre shëndetësor dhe social”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se të gjitha këto ndërhyrje bëhen në kuadër të reformës së sistemin penitenciar, e cila ka nisur me ndryshimin e modelit të përzgjedhjes së drejtuesve dhe personelit të burgjeve, ka vijuar me investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe me projekte konkrete për përmirësimin e trajtimit si të burgiosurve, por edhe të personelit të buegjeve.

Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj shpjegoi mënyrën se si do të organizohet stafi mjekësor që do të shërbejë në ambjentet e reja.

“Fillimisht nevojat për staf mjekësor do të plotësohen përmes një sistemi rotacioni nga mjekët e shërbimit publik dhe brenda vitit do të rishikohet struktura për të shtuar numrin e personelit të specializuar në shëndet psikiatrik dhe shëndetësor në institucionet ku trajtohen personat me masë mjekësore “Mjekim i Detyruar”. Për herë të parë do të aplikojmë masën e bonusit për mjekët psikiatër që punojnë në këto institucione dhe personeli do të jetë pjesë e integruar e sistemit sistemit shëndetësor. Pra do të sigurohet që këta persona të trajtohen si pacientë (jo të dënuar) të cilëve u ofrohet shërbim shëndetësor cilësor”, ka theksuar ministrja Manastirliu.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, numri i personave me masë mjekësore “mjekim i detyruar” ka ardhur në rritje nga viti në vit. Krahasuar me vitin 2014, ky numër është rritur me rreth 78%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË GREQI/ Gjashtë SHQIPTARË dalin nga spitali. Ndodhet rëndë një prej tyre... (EMRI)
Previous article PËRLOTET NË KONCERT/ Pamjet që ju kishin shpëtuar nga Elvana Gjata... (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT