• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skema e re e TVSH pas 1 prillit/ Ja bizneset që përfshihen. Apartamentet dhe dyqanet do të …
Home
Sociale

Skema e re e TVSH pas 1 prillit/ Ja bizneset që përfshihen. Apartamentet dhe dyqanet do të …

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Nga 1 prilli 2018, bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të hyjnë në skemën e TVSH-së, ndërsa apartamentet dhe dyqanet do të taksohen me taksën e re me përqindje mbi vlerën.

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, në intervistën shpjegoi ndryshimet fiskale për këto kategori që nisin zbatimin nga 1 prilli. Lera u shpreh se me uljen e pragut të TVSh-së në 2 milionë lekë, në skemë do të përfshihen 9 mijë biznese të reja, që duhet të deklarojnë qarkullimin e xhiros për muajt prill-qershor brenda 20 korrikut.

Drejtori i politikave fiskale tha se javën e ardhshme, Ministria e Financave do të dërgojë për miratim në Qeveri vendimin për metodologjinë e vlerës së shtëpive që ofron disa mënyra për përcaktimin e vlerës së ndërtesave që nga vetëdeklarimi, kontratat e shitjes në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, çmimet e referencës dhe verifikimet në terren.

Për apartamentet e ndërtuara para 1993, Lera deklaroi se taksa do të llogaritet me ulje të vlerës 30 për qind.

Kështu për bizneset që do të përfshihen nga 1 prilli në skemën e TVSH-sw Lera tha se janë rreth 9 mijë biznese.

“Kur paraqitëm projektligjin në bazë të llogaritjeve që kryem, kemi deklaruar se janë rreth 9 mijë biznese në fashën 2 deri në 5 milionë lekë xhiro në vit. Kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të regjistrimeve të reja dhe sikurse përcakton ligji, ata do të jenë subjekt i tatimit të vlerës së shtuar nga 1 prilli. Që do të thotë, do të deklarojnë veprimtarinë e periudhës së tremujorit të dytë, prill-qershor 2018 deri më 20 korrik 2018. Pra, 20 korriku është afati kur kjo kategori biznesesh do të deklarojë qarkullimin dhe nëse kanë për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar,” tha Lera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni lënë lek gjatë ditës? Kjo është skedina fituese e mbrëmjes (FOTO)
Previous article Shtëpia kthehet në “MOLLË SHERRI” mes babait e dy fëmijëve/ “Më mirë të vdes së të pranoj këtë” (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT