• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E RE E PUNËSIMIT: Ja 26 kategoritë që përfitojnë nga VENDIMI I QEVERISË
Home
Ekonomi
Portret

SKEMA E RE E PUNËSIMIT: Ja 26 kategoritë që përfitojnë nga VENDIMI I QEVERISË

22 August, 2018 g.autor Aktualitet, Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret, Sociale

Ministrja Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes udhëzimit nr. 602, datë 1.8.2018, i ka hapur rrugë zbatimit të skemës së re të qeverisë ‘Rama 2’, për punësimin e mijërave shqiptarëve, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të ndërmarrjeve sociale.

Bëhet fjalë për zbatimin e ligjit për ndërmarrjet sociale, miratuar në qershor të vitit 2016 nga parlamenti me propozim të qeverisë, si përgjigje ndaj sfidës së papunësisë, kryesisht të grupeve vulnerabël. Me zbatimin e këtij ligji, 26 kategori të mëdha shoqërore do të përfitojnë punësim dhe shërbime të tjera për integrimin e tyre social dhe ekonomik. Ndërmarrjet sociale janë organizata jofitimprurëse, të financuara pjesërisht nga shteti, të cilat do të mbështeten edhe nga njësitë e qeverisjes vendore, në territoret brenda juridiksionit të tyre, me qëllim për zbatimin e politikave të tyre sociale, kryesisht punësimin, por edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme.

Ndërmarrjet do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në shërbime shoqërore, në ndërmjetësimin për punësim, në punësimin e të rinjve, në mbrojtjen dhe promovim e shëndetit, në shërbime në arsim, mbrojtjen mjedisore, promovimin e turizmit, ushtrojnë veprimtari sportive, promovojnë zhvillimin e komuniteteve etj. 30 për qind e punonjësve të punësuar në ndërmarrjen sociale duhet t’i përkasin shtresave në nevojë. Në ndërmarrjet sociale do të punësohen të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh, personat deri në 24 vjeç, personat që kanë mbaruar studimet e arsimit të lartë prej jo më shumë se dy vjetësh dhe nuk kanë filluar një punë, personat e pastrehë, ish-të burgosurit dhe personat orientim të ndryshëm seksual.

Mes kategorive që përfitojnë janë gjithashtu përfituesit e ndihmës ekonomike, persona që nuk kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, personat që jetojnë në zonat rurale dhe që nuk kanë tokë, punonjësit emigrantë që janë zhvendosur brenda vendit, personat që rezultojnë të varur apo ish-të varur nga droga, gratë që jetojnë në zonat rurale etj.

Të drejtat e punonjësve

Ligji parashikon që çdo punonjës i ndërmarrjes sociale ka të drejtë për mbrojtje shoqërore të përshtatshme, cilido qoftë statusi i tij dhe pavarësisht nga madhësia e ndërmarrjes sociale, në të cilën ai është i punësuar. Punonjësve të ndërmarrjes sociale nuk mund t’u caktohet një trajtim ekonomik dhe ligjor më pak i favorshëm se ai i parashikuar nga kontratat e punës ose marrëveshjet kolektive të zbatueshme, në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

Punonjësit e ndërmarrjes sociale, pavarësisht pozicionit të tyre, kanë të drejtën e informimit, të dhënies së mendimit dhe të pjesëmarrjes në vendimet për drejtimet strategjike. Kufijtë dhe mënyrat e realizimit të këtyre të drejtave përcaktohen në rregulloret e brendshme të ndërmarrjeve sociale ose në marrëveshjet e lidhura ndërmjet organeve të administrimit të ndërmarrjes sociale dhe punonjësve apo përfaqësuesve të punonjësve.

Burimet e financimit

Sipas ligjit, ndërmarrjet sociale e ushtrojnë veprimtarinë e tyre me mjete financiare që mund t’i sigurojnë nga të ardhura të realizuara nga shitja e mallrave dhe tarifat e shërbimeve. Gjithashtu ndërmarrjet do të përfitojnë subvencione publike, të lidhura me misionet e tyre të mbështetjes sociale dhe punësimit si dhe donacione private.

Ndërmarrjet sociale mund të marrin pjesë edhe në tendera. Autoritetet kontraktuese u japin të drejtën ndërmarrjeve sociale që të marrin pjesë në procedurat për dhënien e kontratave publike për shërbimet shëndetësore, sociale dhe kulturore. Ndërkaq, ndërmarrja sociale i përdor fitimet për zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë së saj. Shpërndarja e çdo lloj fitimi, qoftë dhe në formë indirekte, në favor të anëtarëve, punonjësve apo bashkëpunëtorëve të ndërmarrjes sociale është e ndaluar.

Kategoritë që do punësohen në ndërmarrjet sociale

Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në moshë aktive pune;

Persona që nuk kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, të cilët janë të rrezikuar të përjashtohen nga tregu i punës dhe përballen me shumë vështirësi për sigurimin e një pune të qëndrueshme dhe që siguron të ardhura ose përfitime të mjaftueshme;

Të vetëpunësuarit ose punëtorët e fermave familjare në bujqësi, të cilët janë të ekspozuar ndaj një pune të pasigurt e të paqëndrueshme, të cilët, në rast të dështimit të punës individuale apo në familje, rrezikohen të përballen me vështirësi të shumta në integrimin e tyre në tregun e punës;

Personat që jetojnë në zonat rurale që nuk kanë tokë, të cilët ndeshen me vështirësi të shumta në sigurimin e mjeteve të jetesës në mungesë të tokës dhe të aktivitetit bujqësor, pasi mundësitë që ofron tregu i punës për këto kategori janë shumë të kufizuara;

Të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh;

Personat deri në 24 vjeç ose personat që kanë mbaruar studimet e arsimit të lartë prej jo më shumë se dy vjetësh dhe nuk kanë filluar një punë;

Punonjësit emigrantë që zhvendosen ose janë zhvendosur brenda vendit;

Personat që u përkasin pakicave kombëtare, të cilët kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën amtare dhe të përmirësojnë formimin e tyre profesional apo përvojën në punë, në mënyrë që të rrisin mundësitë për një punësim të qëndrueshëm;

Çdo kryefamiljar që jeton vetëm ose është beqar, që ka në ngarkim të paktën një fëmijë;

Persona që i përkasin moshës mbi 50 vjeç;

Çdo person që nuk ka përfituar një diplomë të arsimit të mesëm apo një diplomë ekuivalente më të, ose ka dy vjet, pas përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm me kohë të plotë, që nuk ka një punë me pagesë të rregullt apo rrezikon ta humbasë atë;

Personat që rezultojnë të varur apo ish-të varur nga droga, alkooli apo substanca të tjera psikotrope;

Personat, të cilët nuk kanë pasur punën e tyre të parë të paguar rregullisht që nga fillimi i vuajtjes së dënimit me heqje lirie, me dënim alternativ apo çdo lloj dënimi tjetër penal;

Gratë që jetojnë në zonat rurale: ku niveli mesatar i papunësisë e kalon 50% të nivelit mesatar kombëtar për të paktën dy vjet kalendarikë; Ku papunësia e gjinisë femërore është mbi 150% e nivelit mesatar të papunësisë së gjinisë mashkullore për të paktën dy nga tre vjetët e fundit kalendarikë;

Gratë dhe vajzat viktima/viktima të mundshme të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të dhunës në familje;

Personat me aftësi të kufizuar;

Refugjatët, sipas përcaktimit të ligjit për azilin;

Azilkërkuesit;

Personat me mbrojtje plotësuese;

Personat me mbrojtje të përkohshme;

Anëtarët e familjes së refugjatit;

Anëtarët e familjes së personit që i është njohur statusi i mbrojtjes plotësuese;

Personat pa shtetësi;

Personat e pastrehë;

Ish-të burgosurit;

Personat me identitet të ndryshëm gjinor dhe orientim të ndryshëm seksual.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASIA CHAMPIONS LEAGUE/ Benfika ndalet në shtëpi, PAOK-u e ngrin në fund (VIDEO)
Previous article I apasionuar për foto artistike, fotografi sfidon vdekjen para përbindëshit të rrezikshëm

g.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT