• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE/ Publikohet RAPORTI i Bankës Kombëtare: 4 filiale me rrezik të…
Home
Ekonomi
Portret

SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE/ Publikohet RAPORTI i Bankës Kombëtare: 4 filiale me rrezik të…

30 June, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, Movers, Portret

Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave për bankat, zyrat e këmbimit valutor, shoqëritë e kursimkreditit dhe unionet. Rregullorja e re ka nisur të zbatohet nga prilli i 2017- s.

Ndryshimet synojnë forcimin e rregullave, ku të gjitha këto subjekte financiare do të raportojnë pranë Bankës së Shqipërisë sipas standardeve ndërkombëtare, shoqëruar dhe me plotësimin e një pyetësori. Banka e Shqipërisë dje prezantoi në një takim me gazetarët raportin e mbikëqyrjes financiare për vitin 2017.

Banka e Shqipërisë, sipas metodologjisë së re, vlerësoi riskun për pastrimin e parave në 60 subjekte financiare, duke përfshirë bankat, subjektet financiare jo banka dhe shoqëritë e kursimkreditit. Referuar rezultateve të vlerësimit që jepen në raport, 20 subjekte janë vlerësuar me rrezik të lartë në pastrimin e parave, ku katër prej tyre janë banka, 18 subjekte financiare jobankare dhe 7 shoqëri të kursim-kredit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto subjekte janë vlerësuar automatikisht me rrezik të lartë për shkak të mosraportimit të transaksioneve. Po ashtu, me fokus parandalimin e pastrimit të parave u krye edhe vlerësimi i numrit dhe i vlerës së transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit, për 23 subjekte financiare. Në raport thuhet se nga vlerësimi i transfertave rezultoi se 4 banka shfaqën rrezik mesatarisht të lartë dhe 10 banka rezultuan me rrezik të lartë.

Në prezantimin e raportit të mbikëqyrjes financiare për vitin 2017, Banka e Shqipërisë tha se në funksion të parandalimit të pastrimit të parave ka nisur inspektimet pranë zyrave më të mëdha të këmbimit valutor. Të dhënat e raportit tregojnë se për vitin 2017 në vend janë mbyllur 41 zyra të këmbimit valutor.

Shkak i mbylljes së zyrave të këmbimit valutor ishte mospërmbushja e kushteve për zhvillimin e veprimtarisë. Banka Qendrore u shpreh se ndryshimet e rregullave nuk synojnë të jenë shumë shtrënguese për zyrat e këmbimit valutor, pasi kjo do të sillte rritjen e shkallës së informalitetit.

Ndërkohë, në vitin 2017 janë licencuar 39 zyra të reja të kursit të këmbimit valutor. “Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së funksionit licencues për zyrat e këmbimit valutor, konsiston në: licencimin e 39 zyrave të reja të këmbimit valutor; revokimin e licencës së 41 zyrave të këmbimit valutor, për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë”, vlerësohet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështoi në Botëror/ Kjo është nota befasuese për Ronaldon pas eliminimit! (FOTO)
Previous article ''Shpikësi'' i VAR-it i kërkon dëshmpërblimin marremendës FIFA-s

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT