Mes akuzave të opozitës së qeveria ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike shumë familje, vjen reagimi i radhës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama u ndal tek dy familje në Berat.
MESAZHI I RAMËS
Lart, apartamenti i SH.K në Berat që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë apartamenti i R.K po në Berat që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, SH.K është përjashtuar dhe R.K është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.



