• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E KOMPESIMIT/ Si përfitojnë nëpërmjet 5 MËNYRAVE. Nga pjesëmarrja në ankand deri tek …
Home
Sociale

SKEMA E KOMPESIMIT/ Si përfitojnë nëpërmjet 5 MËNYRAVE. Nga pjesëmarrja në ankand deri tek …

26 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përveç kompensimit në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrjen në ankand, kompensimin nga fondi i tokës që ATP disponon, kompensim financiar e fizik njëherazi apo pagesën me këste përgjatë 10 viteve.

Këto janë 5 skemat që do të aplikohen nga ATP, për të kompensuar 26 mijë vendime të formës së prerë. Vendimi i fundit i miratuar në qeveri përcakton se, prioritet në çdo rast do të ketë kompensimi në pronën e njohur.

Pra, për çdo familje të shpronësuar do të shikohet fillimisht mundësia që t’i kthehet një pjesë e tokës, që i është konfiskuar. Kjo do të ndodhë pasi të kryhen verifikimet e nevojshme dhe të rezultojë se sipërfaqja e njohur është e lirë. Nëse ky opsion dështon, atëherë, pronarëve iu lind e drejta të kompensohen financiarisht. Por, për kompensimin në të holla është vendosur një prag, çka do të thotë se, ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të kompensohen nga fondi i tokës.

“Në shpërndarjen e fondit të tokës, Agjencia e Trajtimit të Pronave udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhjes së pronës gjeografikisht më pranë pronës së njohur për kompensim”, specifikohet në vendim.

  • ANKANDI

Një tjetër skemë kompensimi është edhe ankandi. I futur rishtazi si koncept, ankandi u jep të drejtë pronarëve që të konkurrojnë për sipërfaqe të caktuara toke nëse do të kenë interes. Me ndryshimet e bëra së fundmi, pjesëmarrja në garë nuk është vetëm për familjet me vendime para ’96-s, për të cilat ka përfunduar edhe vlerësimi financiar, por është një mundësi e hapur për të gjithë. Pra, çdo pronar që ka në duar një vendim të formës së prerë, mund të marrë pjesë në ankand, pavarësisht se për të nuk ka përfunduar vlerësimi ekonomik, me formulën që parashikon ligji i ri.

“Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës. Nëse subjekti që aplikon për ankand nuk ka një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, ATP procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi mbi bazë ish-pronari, pavarësisht rendit kronologjik të tij”, thuhet në vendim.

  • FONDI I TOKËS

ATP disponon 23 mijë ha tokë bujqësore, të cilat do të përdoren kur të jenë ezauruar mundësitë e mësipërme. Edhe në këtë rast, për shpërndarjen e kësaj sipërfaqeje do të aplikohet kriteri i përzgjedhjes së një prone, e cila është gjeografikisht afër pronës së njohur për kompensim. Megjithatë, duke ditur që fondi i tokës që ATP ka, është i përqendruar në katër qarqe, përkatësisht Korçë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat, ky qëllim duket i paarritshëm për t’u konkretizuar.

  • PAGESA ME KËSTE

E fundit është kompensimi financiar. Ndonëse më i rëndësishëm, kjo skemë do të jetë hallka e fundit, që do të thotë se do të aplikohet kur të jenë ‘djegur’ të gjitha alternativat. “Në rastet kur subjekti trajtohet me kompensim financiar, trajtimi kryhet me këste të barabarta, brenda 10 viteve, në përputhje me procedurat që miratohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë”, përcakton vendimi. Aktualisht, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar për vendimet e vitit ’96. Janë 4880 pronarë, për të cilët ka përfunduar shqyrtimi me skemën e re dhe është caktuar masa e përfitimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mancini: Bëri mirë që refuzoi Napoli-n
Previous article Çmendet Guangzhou, 12 milionë euro në vit për Nainggolan

g.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT