• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEDA E PASURISE/ Si u rritën në 15 vite të ardhurat e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, sot del para KPK
Home
Aktualitet
Drejtësi

SKEDA E PASURISE/ Si u rritën në 15 vite të ardhurat e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, sot del para KPK

18 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ervin Metalla, anëtar i Gjykatës së Apelit Tiranë prej vitit 2013 do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndonëse nuk është kandidat për institucionet e reja të drejtësisë, Metalla është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak se në vitin 2017 u zgjodh me short si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metalla do të drejtohet nga Etleda Çiftja, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Metalla është ndër gjyqtarët e parë të Apelit të Tiranës që përballet me procesin e vetingut. Ai ushtron detyrën e gjyqtarit prej më shumë se dy dekadash, ku ka punuar fillimisht në Gjykatën e Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar kryetar i Gjykatës së Durrësit- detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013.

Në korrik 2013, Metalla u promovua në Gjykatën e Apelit Tiranë. Paralelisht me punën si gjyqtar, Metalla ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ka drejtuar Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ervin Metalla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Ervin Metalla zotëronte vetëm kursime në vlerën e 300 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Metalla kap vlerën e 16.7 milionë lekëve; duke shënuar rritje me 55 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria familjare e gjyqtarit Metalla ndahet në 12.8 milionë lekë pasuri të paluajtshme, automjete në vlerën e rreth 3.5 milionë lekëve, rreth 103 mijë lekë likujditete në bankë dhe rreth 196 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Metalla për të gjithë periudhën deklaruese kapin vlerën e 23.9 milionë lekëve. Paga nga funksioni përbën 63 për qind të të ardhurave, angazhimi si pedagog dhe ekspert përbën 26 për qind të të ardhurave dhe paga e bashkëshortes 9 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me shuma të pambuluara.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamuj të kuq” transaksionet e gjyqtarit Metalla me një kredi bankare si dhe ndryshimin e disa kontratave të porosisë për blerjen e një apartamenti përgjatë viteve 2011-2013.

Më konkretisht, në vitin 2007 zoti Metalla ka lidhur një kontratë porosie për një apartament dhe ka marrë një kredi bankare për të në vlerën e 55 mijë eurove. Katër vjet më vonë, ai deklaron se detyrimet e kredisë u kanë kaluar personave të tjerë, ndërkohë që ka marrë mbrapsht këstet e paguara me vlerë 2.5 milionë lekë.

Po në vitin 2011, ai merr një kredi bankare prej 5 milionë lekësh dhe nënshkruan një kontratë të dytë porosie për blerjen e një apartamenti në Durrës me vlerë 7.5 milionë lekë. Kontrata e porosisë ndryshohet sërish në vitin 2012 dhe në vitin 2013, gjyqtari Metalla deklaron se ka përfituar përmes shkëmbimit një apartament me sipërfaqe 96.8 metra katrorë plus një garazh në Tiranë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump: I pranoj gjetjet e agjencive amerikane për ndërhyrjen e Rusisë
Previous article Në vetëm 4 hapa të thjeshtë për të krijuar blog falas, mjafton një ide dhe...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT