• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALOZE/ Deputetët shohin pornografi gjatë seancave parlamentare
Home
Breaking News

SKANDALOZE/ Deputetët shohin pornografi gjatë seancave parlamentare

28 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor. Diskutimi është zbardhur nga Shqiptarja.com.

Fillimisht, deputetët që kanë hapur faqe erotike në sallën e parlamentit, janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak se mediat, të vendosura mbi sallën e Parlamentit, pas kurrizit të ligjvënësve, kanë pasqyruar interesin e tyre për video apo foto me përmbajtje jo etike. Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media.

Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr.

E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por… Ata janë ankuar, z. Vasili… Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart”, është shprehur deputetja Hysi.

Ndalimi i telefonave

Shqetësimi për deputetët që hapin faqe me përmbajtje jo etike, gjatë seancave plenare, u ngrit gjatë diskutimeve për projektvendimin për Kodin e Sjelljes së Deputetëve.

Shqiptarja.com sjellë në vëmendje se neni 11 i Kodit të Sjelljes parashikon edhe ndalimin e përdorimit të telefonit nga deputeti gjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të tjera të organeve të Kuvendit, duke përfshirë komisionet parlamentare, komisionet hetimore, komisionet e posaçme, Konferencën e Kryetarëve, Këshillin për Legjislacionin, Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit etj.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. Legjislacioni në fuqi pothuajse nuk parashikon asgjë për etikën e sjelljes së deputetëve.

Rregullorja e Kuvendit ka vetëm disa rreshta për këtë çështje, ku në nenin 62, parashikon që deputetët nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit.

Faqet erotike

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Shqetësimi Deputetja e Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike./shqiptarja/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI/ Aktiviteti fizik shumë intensiv nxit prodhimin e një molekule KUNDER KANCERIT
Previous article Ronaldo zbulon emrin dhe gjininë e foshnjes së katërt

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT