• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ U nda nga gruaja, ajo i merr fëmijën në Greqi. Përmbarimi i kërkon diçka që e tejkalon çdo fantazi
Home
Sociale

SKANDALI/ U nda nga gruaja, ajo i merr fëmijën në Greqi. Përmbarimi i kërkon diçka që e tejkalon çdo fantazi

22 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Skandal në Zyrën e Përmbarimit në Lushnjë, ku një përmbaruese kërkon paratë për pensionin ushqimor të një fëmije, duke u bazuar në dy kërkesa false, ndërkohë që babai i fëmijës, i cili duhet të paguajë, ka 7 vite që kërkon fëmijën, por askush nuk i jep zgjidhje. Fiks Fare denoncoi rastin e qytetarit Haki Seferi, i cili tregoi se ka shtatë vite që kërkon fëmijën, por ish-bashkëshortja e ka marrë pa aprovim dhe bashkë me të është larguar në Greqi.

Seferi tha se është ndarë me të shoqen që në vitin 2009. Në vitin 2010, ajo ka marrë fëmijën dhe është larguar nga Shqipëria. Asnjë institucion nuk i ka dhënë zgjidhje, edhe pse ai ka bërë disa kallëzime. Në mars të këtij viti, përmbaruesja i ka shkuar në shtëpi me një urdhër ekzekutimi dhe i ka kërkuar paratë për pensionin ushqimor të fëmijës, që ka 7 vite që nuk e sheh, duke i thënë se një kërkesë të tillë e kishte bërë ish-bashkëshortja, por që nuk i ishte vënë në dispozicion. Sipas tij, ai është dakord që të paguajë lekët në çdo muaj, por si mund të paguajë kur nuk e di, nëse djali i tij është gjallë apo i vdekur. Nga ana tjetër, kjo zyrë që nuk gjen dot djalin e marrë arbitrarisht si mund të kërkojë paratë për të.

Për këtë arsye, gazetarët e Fiks Fare kërkuan nga përmbaruesja Luiza Gjergjova se nga ka ardhur kjo kërkesë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare, përmbaruesja pretendon se kërkesa nuk është bërë tek ajo, prandaj nuk mban përgjegjësi sesi ka ardhur aty. Ajo pretendon se kërkesat dorëzohen tek shefi i zyrës përmbarimore, i cili tashmë është larguar nga kjo detyrë. E pyetur sesi ajo administron një dosje për të cilën nuk ka verifikuar gjithë dokumentacionin sipas ligjit, ajo përgjigjet “pse nuk mban përgjegjësi shefi i zyrës për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen sesi ka ardhur kjo kërkesë në zyrën përmbarimore. Ajo pretendon se ka pasur edhe një kërkesë në vitin 2012 me të cilën është bashkuar dosja, por që edhe për këtë rast nuk mban përgjegjësi se veprimet janë kryer në atë kohë nga një tjetër përmbaruese.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Fiks Fare rezulton se kërkesa e parë në zyrën përmbarimore të Lushnjës është firmosur nga vetë Shkëndije Çela më 15 qershor 2012. Por Nga sistemi TIMS rezulton se ajo ka qenë jashtë Shqipërisë që nga 28 shkurti i vitit 2011 deri më 30 tetor të vitit 2012. Ndërkohë, edhe data e vënë në kërkesë është e dyshimtë, pasi nuk është përcaktuar saktë viti. Ndërsa kërkesa e dytë, e cila është pa datë pretendohet se është bërë më 1 mars 2017, por edhe gjatë kësaj periudhe, ajo nuk ndodhej në Shqipëri. Për më tepër, kërkesa është administruar pa datë. Gjithashtu, duke parë këto dy kërkesa vihet re se ka një ndryshim të madh edhe në firmat e lëshuara nga Shkëndije Çela.

Por veç dy kërkesave të dyshimta rezulton se përmbaruesja Gjergjova ka lëshuar dy deklarata të ndryshme për to, një për Fiks Fare dhe një për prokurorinë. Ndërsa për Fiks Fare ajo deklaroi se nuk kishte dijeni se kush e kishte bërë kërkesën, pasi atë e ka marrë shefi i zyrës, tjetër deklaratë ka bërë në prokurori. Sipas deklaratës në prokurori, ajo është shprehur se kërkesa është paraqitur nga babai i Shkëndije Çelës pa pasur asnjë prokurë të posaçme.

Pra, zyra përmbarimore Lushnjë ka nisur procedurat për ekzekutimin e urdhrit, duke u bazuar në dy kërkesa që janë bërë nga një person, i cili nuk ndodhej në Shqipëri në asnjërin rast. Pikërisht këto veprime kanë sjellë pikëpyetje të mëdha se ku do shkonin këto para që i janë kërkuar qytetarit Haki Seferi në emër të fëmijës që nuk e takon prej 7 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më i miri në Zvicër, por Panuçi injoron Avdiajn/ Investimi i Shqipërisë pa ftesë
Previous article Në pritje të drejtësisë së munguar, shqiptarët "ngujohen" në dyert e Vettingut

k.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT