• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Truproja i Osama Bin Ladenit jeton në Gjermani. Autoritetet nuk e “arrestojnë” për shkak të…
Home
Europë

SKANDALI/ Truproja i Osama Bin Ladenit jeton në Gjermani. Autoritetet nuk e “arrestojnë” për shkak të…

17 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Sami A. i dyshuar si truproja e Osama Bin Ladenit, islamist, i kategorizuar nga autoritetet gjermane si “i rrezikshëm”, pra që mund të kryejë atentate terroriste jeton prej vitesh në Gjermani, në Bochum me gruan dhe fëmijët duke marrë kontributet sociale të shtetit.

Ai njihej si predikues salafist. Në vitin 2000 me gjasë ai ka marrë pjesë në një trajnim luftarak në kampet e Al-Kaidës në Afganistan dhe pjesërisht ka bërë pjesë edhe në truprojën e Osama Bin Ladenit. Këto akuza Sami A. i ka hedhur gjithmonë poshtë. Ndaj tij ishte hapur një procedurë penale në Gjermani, por shkak të mungesës së provave, ajo ishte pezulluar sërish.

Kërkesa e Sami A. për azil ishte refuzuar prej kohësh, ai duhej të dëbohej nga Gjermania që në vitin 2014, por për shkak se në Tunizi atë e kërcënonte tortura, dëbimi i tij ishte shtyrë. Pas heqjes së ndalimit të dëbimit në qershor 2018 ai u kalua në paraburgim para dëbimit.

Në një aksion të shpejtë tuniziani arriti të dëbohej në vendlindje të premten (13.07) dhe iu dorëzua autoriteteve në vend. Ministria e Brendshme e konfirmoi dëbimin. Por një gjykatë gjermane kërkon ta zhbëjë dëbimin dhe kthimin e tij në Gjermani për shkak të shkeljeve juridike.

Çfarë ka ndodhur?

Sami A., ashtu si edhe vite më parë kundër dëbimit u mbrojt me një kërkesë të shpejtë në Gjykatën Administrative në Gelsenkirchen. Kjo gjykatë e gjykoi të enjten (12.07) dëbimin si “shkelje të rëndë të ligjit dhe parimeve bazë të shtetit ligjor”. Nuk ka garanci diplomatike të qeverisë tuniziane, që ai nuk kërcënohet nga tortura, thuhet. Prandaj ai duhet të kthehet në Gjermani, tha gjykata përkatëse. Por ndërkohë vendimi i gjykatës mbërrin tek autoritetet përgjegjëse, të premten në mëngjes, në një kohë kur avioni me Sami A. ishte ngritur në ajër. Zyra e të huajve në Bochum si edhe Ministria e Refugjatëve në Landin Renani Veriore-Vestfali do të bëjnë ankimim kundër këtij vendimi.

Nga ana e saj drejtësia tuniziane bëri të qartë, se kompetencën për Sami A. tani e ka ajo. “Ky rast i përket drejtësisë tuniziane”, bëri të ditur një zëdhënës i prokurorisë anti-terror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rooney “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i mirë i historisë së futbollit
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Në Suedi me “mision të pamundur”, tifozët e Dritës përgatisin surprizën...

g.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT