• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandali i trafikut të organeve në Kosovë, arrestohet një izraelit në Qipro
Home
Aktualitet
Kronikë

Skandali i trafikut të organeve në Kosovë, arrestohet një izraelit në Qipro

6 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas izraelit i akuzuar për përfshirje në skandalin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë një dekadë më parë është arrestuar në Qipro dhe autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat në gjykatën e Prishtinës, shkruan “Reuters”.

Policia akuzon izraelitin Moshe Harel se ka kërkuar njerëz që kishin nevojë për transplant veshkash dhe sillte në Kosovë dhurues organesh nga Turqia dhe ish-Bashkimi Sovjetik duke ju premtuar pagesë deri në 12 mijë euro. Ndërsa personat që merrnin organet, kryesisht izraelitë, paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë euro për organet. Disa dhurues thonë se nuk kanë marrë asnjë pagesë.

“Në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar i dyshuari Moshe Harel u arrestua para dsa ditësh në Qipro. Ai ka qenë person në kërkim që në vitin 2010” tha për Reuters zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Moshe Harel u arrestua në 2012 në Izrael në lidhje më një hetim paralel por nuk u ekstradua në Kosovë pasi vendi nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Skandali i organeve u zbulua në 2008 kur një shtetas turk u ndalua në aeroportin e Prishtinës me dhimbje të forta pasi i kishin hequr veshkën.

Rrjeti i trafikimit të organeve vepronte në një klinikë në periferi të Prishtinës. Drejtori i klinikës Lutfi Dervishi u dënua me 8 vite burgim për krim të organizuar dhe trafik njerëzish ndërsa djali i tij Arbani u dënua me 7 vite burgim në 2013, megjithëse asnjeri prej tyre nuk e ka kryer dënim pasi u arratisën në atë kohë. Në 2016 një gjykatë e Kosovës urdhëroi një gjyq të ri për doktorët dhe zyrtarët e përfshirë në këtë çëshje dhe gjyqi akoma vazhdon. Sipas policisë, Lutfi Dervishi u kap vitin e kaluar dhe është një prej të akuzuarve në gjyqin e ri. Rusia gjithashtu ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për izraelitin Moshe Harel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Benevento tjetër fitore, rriten shpresat e Memushajt dhe Gjimshitit për të qëndruar në “Seria A”
Previous article Mjaft më me valixhe nëpër aeroporte! Kjo është zgjidhja e momentit për të gjithë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT