• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TIRE ALLDERVISHI DHE EDVIN PRIFTI/ Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media
Home
Breaking News

SKANDALI TIRE ALLDERVISHI DHE EDVIN PRIFTI/ Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media

13 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tire Alldervishi, një pastruese që i mori 8 milionë lekë vajzës së një të moshuare që ishte infektuar me Covid, për dy javë u kthye në epiqëndër të debatit në Shqipëri. Dhe jo debatit shoqëror, por atij politik. Drejtuesit kryesor të opozitës u hodhën në sulm, duke përdorur rastin e Tires për të treguar se Edi Rama ka dështuar me systemin shëndetësor.

E përdorën aq shumë këtë rast, sa e përmendnin në çdo takim e deklaratë politike, ndërsa mediat merreshin veç me të, duke bërë dhjetëra emisione. Dy ditë më parë, u zbulua një rast edhe më i rëndë, që nuk kishte të bënte veç me një paciente, por e dhjetëra, në mos qindra, që mendohet se janë vjedhur ngë nja mjek, Edvin Prifti. Ky i fundit u arrestua pas një operacioni të SPAK në Gjykatën e Krujës, ku rastësisht doli edhe emri i tij, se merrte ryshfet nga pacientët.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij, mjekut iu gjetën rreth 500 milionë lekë, të cilat mendohet se janë përfituar nga pacientë të ndryshëm që ai i ka trajtuar në spitalin shtetëror. Pa dashur ta fajësojmë mjekun, derisa një gjë të tillë ta bëjë drejtësia, duhet thënë se rasti i tij është shumë herë më i rëndë, pasi është simbol i mjekëve që nuk të prekin me dorë dhe të të operojnë, nëse ti nuk paguan.

Pra, është simbol i mjekësisë në Shqipëri, ku mjekët janë bërë miliarderë. Çuditërisht, për këtë rast kanë heshtur si opozita, ashtu edhe mediat pranë saj. Ndryshe nga rasti i Tires, për opozitën ky rast nuk tregon dështimin e sistemit shëndetësor të Edi Ramës. Ata në fakt kanë arsye të fortë që nuk flasin.

E para, se mjeku Prifti është ‘viktimë’ e drejtësisë së re, së cilës i frikësohen disa nga drejtuesit kryesorë të opozitës. Ndaj ata nuk mund të dalin e të flasin, sepse do të inkurajonin SPAK, gjë që deri më sot nuk e kanë bërë.

E dyta, se Prifti është produkt i sistemit shëndetësor të këtyre 30 viteve, ku një pjesë të madhe të fajita e kanë pikërisht ata që drejtojnë sot opozitën, pasi kanë toleruar korrupsionin në shëndetësi kur kanë qenë vetë në pushtet.

E treta, se nuk e lidhin dot rastin e tij me Edi Ramën, siç tentuan ta bëjnë me Tiren, edhe pse rastet në fakt janë të ngjashme.

E katërta, shumë prej mediave që sot heshtin, e kanë pasu promovuar mjekun Prifti, duke e ftuar nëpër emisione dhe duke botuar shkrimet e tij. Ndaj, ndryshe nga rasti i Tires së “shkretë” dhe pa mbështetje, që iu hodhën të gjithë përsipër, sikur ajo të ishte mëkatarja e madhe e sistemit shëndetësor, sot heshtin për rastin e mjekut Prifti. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IU GJETËN NË SHTËPI PARATË E DYNJASË"/ Reagon Rama për mjekun: Lajm i mirë për sistemin, do të rrisë…
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, vuante nga...

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT