Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme. Do të jenë prokurorët e SPAK të cilët do të vlerësojnë hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe do kryejnë hetime të tjera ndaj 7 të akuzuarave. Kjo e fundit 4 ditë më parë shpalli moskompetencë, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Edhe KLSH ka bërë një kallëzim për rastin, në SPAK. “Jemi të detyruar që konkluzionet tona për Onokologjikun, ti drejtojmë në institucionin që është institucioni kompetent për të ndjekur në mënyrën më të plotë të mundshme të gjithë tablo të skeletit të ligjit penal, pra Prokuroria Speciale”, është shprehur më parë kreu i KLSH.