• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI TEK ONKOLOGJIKU/ Nisma e qeverisë: Mjekët me shkelje nxirren jashtë sistemit edhe nëse i shpëtojnë burgut
Home
Politikë

SKANDALI TEK ONKOLOGJIKU/ Nisma e qeverisë: Mjekët me shkelje nxirren jashtë sistemit edhe nëse i shpëtojnë burgut

26 June, 2024 s.autor Politikë

Abuzimin e disa mjekëve të Onkologjikut me shërbimin ndaj pacientëve dhe e nxjerrjen e ilaçeve jashtë spitalit për t’i shitur në farmaci, qeveria shqiptare synon ta godasë me forcën e ligjit.

Përveç Prokurorisë së Tiranës që po heton mjekët dhe stafin e përfshirë në skemën korruptive, qeveria ka gati ndryshimet ligjore për të rritur ndëshkimin ndaj bluzave të bardha, në rast se abuzojnë me detyrën.

“Do të bëjmë amendime në ligjin për “urdhrin e mjekut”, për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë çdokënd që e trajton jetën si një mall shumice në tregun e lirë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
“Në aspektin penal lirohet nga akuzat për shembull, por kjo nuk duhet ta lejojë të ushtrojë profesionin në shëndetësi nëse është provuar shkelja administrative por jo penale”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pas mbledhjes së qeverisë, dy ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, theksuan se korrupsioni është vija e kuqe ndarëve mes interesit publik dhe atyre që abuzojnë me detyrën duke lajmëruar se njëkohësisht me prokurorinë, ka nisur edhe një hetim administrativ për Spitalin Onkologjik.

“Hetimi administrativ do të bëjë të mundur ridemonsionim të shërbimit të onkologjikut”, tha Koçiu.

“Në Janar korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ në QSUT me fokus të veçantë spitalin onkologjik nga drejtoria anti-korrupsion dhe ky hetim administrativ vazhdon”, tha Manja.

“S’do lejojmë në asnjë rast banditë me bluza të bardha të njollosin sistemin” – theksoi ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPOZITA BOJKOT "ANTIKORRUPSIONIT"/ Rama: Duan të vijnë në pushtet vitin tjetër, por as vetë nuk e besojnë. Ta marrin si...
Previous article PËR HERË TË PARË/ Një shqiptare kandidate për zgjedhjet në Angli, konkurron në listën e Partisë Konservatore

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT