• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TEK JURIDIKU/ Protestuesit i kundërvihen ekselentëve
Home
Sociale

SKANDALI TEK JURIDIKU/ Protestuesit i kundërvihen ekselentëve

16 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Jo të gjithë studentët ekselentë kanë mundur të aplikojnë gjatë këtyre ditëve në portalin “Punë të Mbarë”, një platformë përmes së cilës 1 mijë studentë ekselentë në të gjithë vendin do të punësohen automatikisht në administratë.

Burime të sigurta brenda këtij Fakulteti bëjnë me dije ditën e sotme se disa protestues kanë bllokuar sekretaritë mësimore, duke e bërë të pamundur për ekselentët që të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin në portal.

Një pjesë e protestuesve janë studentë të këtij fakulteti, por një numër i tyre vijnë nga jashtë, si simpatizantë të partive opozitare.

Protestat e studentëve përfunduan në muajin dhjetor me realizimin e të tetë kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Megjithatë, me rifillimin e mësimit në të gjithë Republikën në fillim të janarit ka pasur disa tentativa të përsëritura për të bllokuar sërish mësimin.

Pasi protesta e thirrur në 7 janar dështoi, për shkak të mospjesëmarrjes së studentëve, grupet të vogla protestuesish tentuan të gozhdonin ose të lidhnin me zinxhirë dyert e universiteteve për të penguar zhvillimin e mësimit.

Kjo taktikë krijoi përplasje në ambientet e universiteteve, duke degjeneruar edhe në akte dhune, të raportuara gjerësisht nga mediat.

Paralelisht, të rinj anëtarë të forumeve politike kanë tentuar të ngujohen në ambientet e universiteteve, për të moslejuar zhvillimin e mësimit.

Pavarësisht të gjithë këtyre përpjekjeve, mësimi është duke u zhvilluar normalisht në të gjithë universitetet e vendit.

Megjithatë, përpjekja e ditës së sotme për të penguar ekselentët që të aplikojnë në portalin “Punë të Mbarë” është një lëvizje e ulët, që godet në mënyrë selektive pikërisht ata studentë të dalluar, të cilët kanë si dëshirë të shërbejnë në admnistratën e vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIOLA MARASHI LË SHQIPËRINË/ Modelja nis projektin e ri në Zvicër (FOTO)
Previous article “ME BALILIN KEMI BËRË BINGO"/ Zv/ministrja e Brendshme: Javës tjetër në Tiranë, vijnë…

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT