• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI SEKSUAL NË KAVAJË/ Apeli jep vendimin për 7 djemtë abuzues
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI SEKSUAL NË KAVAJË/ Apeli jep vendimin për 7 djemtë abuzues

19 February, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Të miturit e përrfshirë në skandalin seksual në qytetin e Kavajës janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit.

Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, vijoi me një abuzim seksual dhe u mbyll me denoncimin para se të miturën ta prostituonin për të blerë pajisje lojërash në internet.

Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Komunikimet mes tyre në Instagram, prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshme me vajzën.

Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish-bilardos së prindërve i kishte filmuar. Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” tek 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen.
Në çdo marrëdhënie seksuale e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët.

Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasjen, megjithëse ishte shumë sociale dhe e shkathët. Djemtë kishin bërë plane që të fitonin para’ duke e prostituuar shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara 14-vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Uji i trëndafilit sjell këto të mira për lëkurën tuaj
Previous article ME LAKËR NË DORË E VESHJE SEKSI/ Kur VIP-et shqiptare i vënë "flakën" kuzhinës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT