• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI SEKSUAL NË KAMPIN E KOMBËTARES/ Zbardhen DETAJE të reja, ja çfarë tregon prokurorja
Home
Breaking News

SKANDALI SEKSUAL NË KAMPIN E KOMBËTARES/ Zbardhen DETAJE të reja, ja çfarë tregon prokurorja

10 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Sport

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dortmund, ku një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor që Kombëtarja po akomodohej pranë Dortmundit, dyshohet se ka përdhunuar një punonjëse.

Një përdhunim mund të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, nis artikulli i medias gjermane Hellweger Anzeiger.

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin për një anëtar te stafit të kombëtares shqiptare.

Të hënën (7 korrik) u bë e ditur se prokuroria publike e Dortmundit po heton personin me shtetësi shqiptare. I dyshuari thuhet se ka kryer “akte seksuale pa dëshire” ndaj një gruaje më 23 qershor. Mbetet e paqartë nëse ka eskaluar deri në përdhunim.

Një gjë është e qartë: incidenti ka ndodhur në qendrën sportive Kaiserau, kampi i skuadrës shqiptare gjatë Kampionatit Evropian.

Siç konfirmoi të hënën (8 korrik) zyra e prokurorit publik, i akuzuari shqiptar u largua nga vendi më 24 qershor, një ditë pasi autoriteti policor i qarkut Unna mori ne shqyrtim incidentin. Sipas informacioneve të Hellweger Anzeiger, skuadra shqiptare është larguar nga qendra e Kaiseraut vetëm më 26 qershor.

Prokurorja Sonja Frodermann pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit. “Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji,” shkruan ajo kur u pyet nga ekipi ynë redaktues. Po pse në sytë e tyre nuk kishte asnjë dyshim urgjent ndaj personit nga Shqipëria? Sonja Frodermann sqaron rrethanat si më poshtë: “Një dyshim i fortë ngrihet vetëm nëse provat për një dënim janë shumë të qarta,” shpjegoi ajo.

“Në këtë rast, nuk u lëshua asnjë kërkesë për urdhër arresti, sepse nuk kishte dyshim urgjent (të arsyetuar) për vepër penale kundër personit,” tha Frodermann.

Në Gjermani diçka e tillë është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim ose jo. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

Vordermann e formulon çështjen e dyshimit për vepër penale në terma shumë juridikë: “Nuk ka dyshim për vepër penale sepse ende është e paqartë nëse i akuzuari subjektivisht e ka kuptuar mospasjen e vullnetit (dëshirës) nga ana e palës së dëmtuar”, thotë prokurorja publike.

Konkretisht: Nuk është sqaruar nëse i akuzuari e ka kuptuar se po vepronte kundër vullnetit të gruas apo jo. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO 2024/ Anglezët përmbysin Holandën në “frymën e fundit”, përballen në finale me Spanjën
Previous article SAMITI I NATO-S NË WASHINGTON/ Rama pozon krah Biden e Stoltenberg

s.autor

Postime të ngjashme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT