• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Reagon Onkologjiku, mjekët pranojnë mungesën e ilaçeve, sqarojnë rrezatimin radioaktiv
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI/ Reagon Onkologjiku, mjekët pranojnë mungesën e ilaçeve, sqarojnë rrezatimin radioaktiv

27 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas skandalit të mjekëve në QSUT, Shërbimi Onkologjik thyen heshtjen. Mjekë të këtij spitali pranojnë mungesën e ilaçeve në shërbimin e sëmundjeve të rënda, ndërsa sqarojnë akuzat për përgjysmimin e dozave të mjekimit.

Kimioterapeuti Sotiraq Senjo thotë se janë mjekët ata që përcaktojnë dozën e kimioterapisë në varësi të gjendjes dhe moshës së pacientit. Ndërsa shërbimi i RadioLogjisë në Onkologjik ka sqaruar dyshimet e ngritura nga një grup mjekësh brenda këtij spitali, për nivele të larta të rrezatimeve që vijon të lëshojë sipas tyre aparatura e Brakiterapisë.

Fizikanët pranojnë se norma e rrezatimeve u tejkalua disafish vetëm kur u bë testimi për ta vënë në punë. Pasi ekspertët e huaj konstatuan se ambienti në Onokologjik nuk plotësonte kushtet teknike për radioaktivitetin, u vendos  mbyllja e aparaturës si dhe u bë kapsulimi i burimit radioaktiv, me të cilin punon pajisja.

Pas publikimit të dosjes në media, mjekët nuk fshehin klimën e acaruar mes tyre dhe pacientëve. Pas ngjarjes në QSUT, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e hetimit, mjekët Alketa Pere, Edmond Gashi, koordinatorin Emiljano Lela dhe zëvendësdrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirizai, përgjegjëse për onkologjikun. Ndërsa Brakiterapia apo kobalti, një donacion për QSUT në 2021, vijon të jetë e mbyllur. Ajo ka dhe një vit afat nga skadimi i burimit radioaktiv.

Kjo pajisje, që në Europë është nxjerrë nga përdorimi, shërben për trajtimet alternative të pacienteve të prekura nga kanceri i qafës së mitrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Shpërthimi që i mori jetën Armand Nelajt, polumbarët e RENEA në kërkim të provave
Previous article EMRI/ Merrte ryshfet për kalimin drejt vendeve të BE, AMP arreston punonjësin e policisë së Rinasit të shpallur në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT