• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim NENTE zyrtarët e Kavajës. Akuzat (PRONAT NE BREGDET)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim NENTE zyrtarët e Kavajës. Akuzat (PRONAT NE BREGDET)

4 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet dhe  ka dërguar dosjen ne Gjykatë për 9 persona të cilët akuzohet se kanë tjetërsuar  pronat në plazhin e Spillesë.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria deklaron se  përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria Kavajë dërgoi kërkesën për gjykim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë të dyshuar për tjetërsim prone në bregdetin e Spillesë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Prokuroria kërkoi dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të të dyshuarve për tjetërsimin e pronës publike në në zonën bregdetare të Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiui, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

6-Aldo KILA, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njesinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale  “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastres në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”  dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248  dhe 186/3 të Kodit Penal.

Prokuroria e Kavajës i bashkangjiti kërkesës për gjykim, aktet dhe provat në mbështetje të nenit 331/4 të Kodit të Procedurës Penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E akuzoi për aksidentin, “shpërthen” Taulant Balla: Sali Berisha, je një plak i çmendur! Gojëprishur e palo burrë
Previous article ALFRED PEZA/ Si po na familjarizon reforma në drejtësi, me “peshkimin”

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT