• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Polici tenton të dhunojë një 21-vjeçare në tualet. Dyshohet se ai… (EMRI)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Polici tenton të dhunojë një 21-vjeçare në tualet. Dyshohet se ai… (EMRI)

3 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tri ditë më parë, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, një zyrtar i Policisë së Kosovës ka tentuar ta dhunojë një femër të moshës 21-vjeçare, në tualetin e kufirit. Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në territorin e Shqipërisë, derisa zyrtari ishte në detyrë. Këtë ngjarje të rëndë e kanë konfirmuar për Express Policia e Kosovës dhe IPK-ja.
Express merr vesh se bëhet fjalë për G. B., zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili deri para se ta kryejë këtë vepër skandaloze të tentim-dhunimit, ka punuar në pikën kufitare të Vërmicës.

Edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se personi në fjalë, është arrestuar si dhe është suspenduar nga puna.

“Inspektorati Policor i Kosovës më 01.05.2018 përmes Linjës së Kaltër… ka pranuar një informatë nga Stacioni Policor – Pika Kufitare Vërmicë, në lidhje me një rast “tentim dhunimi” ku ishte i përfshirë si i dyshuar zyrtari policor me inicialet G.B., punonjës në Pikën Kufitare të Vërmicës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Express.

Express merr vesh se Gëzim Berisha kishte shkuar në tualetin që gjendet në territorin e Shqipërisë në këtë pikë kufitare dhe kishte tentuar ta dhunojë 21-vjeçaren nga Istogu.

Ai, fillimisht u arrestua nga policia e Shqipërisë, e më pas u dorëzua tek autoritetet kosovare.

Inspektorati i PK-së tha për Express se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë hetuesit e IPK-së dhe kanë ndërmarrë veprime në koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“I dyshuari i lartcekur është arrestuar me urdhër të prokurorit (akoma është në mbajtje), si dhe është suspenduar”, thuhet në përgjigje.

Hetuesit e IPK-së, gjithashtu bëhet e ditur se kanë ngritur kallëzim penal dhe kanë rekomanduar vazhdimin e suspendimit deri në një vendim tjetër për Gëzim Berishën.

Mosha e zyrtarit policor nuk është bërë e ditur ende, megjithatë Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit vetëm kanë konfirmuar se rasti është dërguar në Inspektorat Policor për hetime të mëtejme.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se rasti është proceduar në Inspektoratin Policor për hetime të mëtejme sipas procedurave ligjore, andaj për informacione shtesë mund t’iu adresoheni të njëjtëve (IPK-së)”, thuhet në përgjigjen e PK-së, për Expressin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E bujshme, Chelsea përgatit 100 milionë euro për të marrë sulmuesin e United…
Previous article Mediat në Maqedoni ende në presionin e politikës

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT