• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ PD mbajti Veliun jashtë burgut, u dënua më 2008-n, por u burgos pas ndërrimit të pushtetit
Home
Shqipëri

SKANDALI/ PD mbajti Veliun jashtë burgut, u dënua më 2008-n, por u burgos pas ndërrimit të pushtetit

18 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Për pesë vjet me radhë, Albert Veliu, lejohej të lëviste i lirë dhe të hynte e të dilte nga Shqipëria sa herë të donte, ndonëse mbi të rëndonte një vendim i formës së prerë me burgim nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Këtij paradoksi i erdhi fundi në gusht 2013, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, kur Zyra e Interpol Tiranës lëshoi urdhërin për esktradimin e Veliut, në atë moment rezident në Itali.

Periudha gjatë të cilës “dëshmitari X” qëndronte i lirë përkon në një pjesë të saj edhe me kohën gjatë së cilës Lulzim Basha ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Mbetet e paqartë se përse autoritetet e asaj kohe nuk kanë vendosur që të ekzekutojnë urdhërin e arrestit.

Dyshime të arsyeshme çojnë në përfundimin se 51-vjeçari, një militant i njohur i PD në Vlorë dhe i pranishëm në më shumë se një mitingje të kësaj force në këtë Qark, ka shfrytëzuar lidhjet e tij partiake për të mbetur larg burgut.

Ky është njoftimi i policisë në vitin 2013, që lajmëron për ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskëagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.

Përveç burgosjes nga autoritetet shqiptare, Veliu së fundmi ka pasur edhe një arsye tjetër për t’u hakmarrë, heqjen e ndihmës ekonomike nga ana e Bashkisë së Vlorës,për shkak të verifikimit të disa mashtrimeve në lidhje me të ardhurat e tij./LEXO.AL
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Luksi” i Francës, 500 milionë euro lihen jashtë Botërorit 2018…
Previous article E PLOTË/ Ambasadorja Schutz takohet me ministrin Xhafaj: Lufta kundër krimit të organizuar prioritetet për në BE

Redaktor2

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT