• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Pas nisjes zyrtare të hetimeve për “pastrim parash”, arratiset Adriatik Llalla. Destinacioni: Romë dhe…
Home
Breaking News

SKANDALI/ Pas nisjes zyrtare të hetimeve për “pastrim parash”, arratiset Adriatik Llalla. Destinacioni: Romë dhe…

19 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla është “arratisur” nga Shqipëria sapo ka mësuar rreth nisjes zyrtare të hetimeve ndaj tij, nga ana e Prokurorisë.

Lajmi konfirmohet për “Alpenews.al” nga burime të sigurta pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, të cilat japin edhe detaje rreth orareve dhe itenerarit të ndjekur prej tij.

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është duke u hetuar zyrtarisht për “pastrim të produkteve të veprës penale” ose e thënë ndryshe për pastrimin e parave të pista të fituara sipas asaj që Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson si përfshirje të tij në raste të mëdha korrupsioni përgjatë pesë viteve të mandatit të qëndrimit në detyrë.

Hetimi po zhvillohet nën kujdesin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, nga një grup sepecial prokurorësh, me asistencën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe të BE.

Llalla pak kohë më parë ishte në Gjermani në një nga udhëtimet e shpeshta që ai po bën këto kohë të vështira për të, jashtë Shqipërisë. Burimet thanë se të gjitha lëvizjet e tij janë të monitoruara nga shërbimet partnere. Por, ai u rikthye me urgjencë në Tiranë pak përpara shpërthimit dhe publikimit të skandalit të Rovena Gashin për ti qëndruar pranë.

Ajo ka qenë bashkëpunëtorja e tij më të afërt, dhe ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë gjatë kohës që ai ishte Prokuror i Përgjithshëm i Republikës. Media publikoi prova dhe dokumenta të pakundërshtueshme që tregonin se ajo i kishte fshehur vettingut 16 prona të patundshme, një pallat të tërë në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente në zonën e Shkëmbit të Kavajës, dy godina të mëdha biznesi, tokë, etj. Të gjitha këto me një vlerë mbi 2 milionë euro, ndërkohë që hetimet e orëve të fundit kanë sjellë të tjera surpriza që e thellojnë akoma edhe më shumë skandalin e saj. Këto prova pritet të bëhen publike në media, gjatë kësaj jave.

Pasi i qëndroi pranë në Shqipëri Rovena Gashit, Adriatik Llalla ka mësuar se zbulimi i pronave të fshehura prej saj, i ka vënë vulën përfundimtare nisjes së hetimeve zyrtare ndaj tij për “pastrim parash”. Besohet se një pjesë e pronave të Gashit, i përkasin Llallës, sepse siç tha një ish ministër shqiptar i Drejtësisë ata sëbashku kanë mbyllur dosjet e krimit të organizuar që i ka shpërblyer me këto dhe prona të tjera që janë zbuluar tashmë.

Në panik pë fillimin zyrtar të hetimeve ndaj tij Adriatik Llalla është “arratisur” sërisht nga Shqipëria, duke u larguar me linjën “Alitalia”, nga Rinasi drejt Romës. Kjo i ka bërë prokurorët që pas rikthimit të tij në Shqipëri, të mendojnë për tia bllokuar pasaportën që të mos udhëtojë për të prishur provat dhe fshehur gjurmët.

Përgatiti: Alpenews.al     

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Del versioni i ri SE2, zbuloni si duket “binjaku” i iPhone X (VIDEO)
Previous article Presidenti që pranoi se fshehu pasurinë në parajsat fiskale: Nuk mund të vdes i varfër

Redaktor1

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT